Në Universitetin e Tetovës, prej 10 deri më 13 shtator 2019 do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.
Procesi i regjistrimit realizohet në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, ku në bazë të konkursit të shpallur kandidatët mund të aplikojnë në ato programe studimore ku ka vende të lira.
Nga Komisioni për regjistrimin e studentëve thonë se pas përmbylljes së afatit të parë të regjistrimit, i cili rezultoi i suksesshëm, edhe në këtë afat interesimi i kandidatëve për t’u regjistruar në Universitetin tonë vërehet në të gjitha njësitë akademike, në të gjitha ato programe studimore të cilat janë të shpallura në konkurs.
Edhe gjatë këtij afati të regjistrimit të gjitha shërbimet administrative të Universitetit janë vënë në shërbim të plotë të kandidatëve, me qëllim që sa më shumë t’ua lehtësojnë procedurat e aplikimit.
Zyra për Informim