Në Universitetin e Tetovës prej sot (10.09.2024) deri më 13 shtator 2024 do të zhvillohet afati i dytë i regjstrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025. Maturantët kanë të drejtë aplikimi vetëm në ato programe studimore në të cilat kanë ngelur vende të paplotësuara nga afati paraprak.
Shërbimet administrative të 13 fakulteteve të Universitetit të Tetovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që edhe gjatë këtij afati t’ua lehtësojnë procedurat e aplikimit të gjithë kandidatëve që dëshirojnë të bëhen studentë të universitetit tonë.
Universiteti i Tetovës edhe këtë vit ofron mbi 100 programe studimore të ndryshme, në këto fakultete: Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozofik, Fakulteti Pedagogjik, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore, Fakulteti i Shkencave të Zbatuara, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Fakulteti i Kulturës Fizike, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë si dhe Fakulteti i Administrimit të Biznesit në Kumanovë.
Rezultatet preleminare të afatit të dytë do të bëhen publike më 16 shtator në web faqen e Universitetit të Tetovës www.unite.edu.mk