Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, pas përmbylljes së punimeve të Konferencës së Parë Studentore me temë: “Sfidat kërkimore të studentëve në globalizëm”, në ditën e dytë ka zhvilluar disa aktivitete sociale. Sipas programit të kësaj veprimtarie shkencore, në ditën e dytë, dhjetëra studentë pjesëmarrës në konferencë e vizituan Muzeun Historik të Universitetit të Tetovës, në fshatin Poroj, ku u mbajtën ligjëratat e para.
Nga Parlamenti Studentor i UT-së theksuan se përmes kësaj vizite ata shprehin mirënjohjen dhe respektin për këtë vatër arsimore – historike, themeluesin e Universitetit, Prof. Dr. Fadil Sulejmani dhe bashkëpunëtorët e tij, sikundër nderojmë të gjithë ata burra dhe gra, të rinj dhe të reja që më 17 shkurt të vitit 1995 u bënë mburojë e gjallë në mbrojtje të gjeneratës së parë të Universitetit të Tetovës dhe të arsimit shqip. Pas vizitës në Muzeun e Universitetit, studentët e sipërpërmendur e ndoqën bashkë shfaqjen teatrale “Mbi dëmin e duhanit” të Anton Çehovit.
Realizimi i Konferencës së Parë Studentore është vlerësuar si ngjarje me rëndësi për avancimin shkencor, por edhe si mundësi komunikimi e bashkëpunimi midis studentëve nga Tetova, Prishtina dhe Tirana.