Në cilësinë e anëtarit të Asociacionit Evropian të Redaktorëve Shkencorë (AERSH), Prof. Dr. Faton Shabani prezantoi hulumtimin me titull: “Intelegjenca artificiale në procesin e recensionimit: ndërmjet përfitimeve dhe vështirësive” në uebinarin me temë “Recensionimi në erën e inteligjencës artificiale: perspektiva maqedonase dhe përgjegjësitë globale” organizuar nga AERSH, më datë 25 shtator 2025.
Intelegjenca artificiale kohës së fundit është shndërruar në mjetin mjaft sfidues dhe në procesin e recensionimit të kontributeve shkencore, duke u shoqëruar me përfitime dhe vështirësi të vazhdueshme. Sipas gjetjeve deri te të cilat ka arritur Prof. Dr. Faton Shabani në këtë hulumtim, shfrytëzimi i inteligjencës artificiale nga bashkësia akademike dhe shkencore duhet të bëhet me kujdes të shtuar dhe domosdoshmërisht të jetë e shoqëruar nga mbikëqyrja njerëzore.


