Me ftesë të Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Artan Dermaku, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, mori pjesë në ceremoninë solemne të diplomimit të absolventëve të këtij universiteti.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, përfaqësues të Kuvendit të Republikës, prorektorë, profesorë, studentë, prindër dhe personalitete të tjera të jetës publike.
Pjesëmarrja e Rektorit Zejneli në aktivitete të tilla dëshmon përkushtimin e Universitetit të Tetovës në ruajtjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në hapësirën shqiptare.








