Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Mr. Sc .Naser Ramadani, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi takim me dekanen e Fakultetit Juridik Prof. Dr. Cassandra L. Hill, përfaqësuesen e Zyrës për Këshillim Dr.Kimberly Hart dhe përfaqësuesit e studentëve të North Ilinois University.
Takimet u zhvilluan në frymën e avancimit të tërësishëm të veprimtarisë së Universitetit të Tetovës dhe të vazhdimësisë së partneritetit institucional me North Ilinois University.