Me ftesë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, më 18 dhjetor 2024, mori pjesë në Konferencën “Sfidat Bashkëkohore të Sistemit për Mbrojtje dhe Shpëtim” mbajtur në Shkup.

Në këtë konferencë, Rektori i UT-së e prezantoi punimin me temë “Sistemi arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe sistemi bashkëkohor për mbrojtje dhe siguri”.

Rektori veçoi se Universiteti i Tetovës në kuadër të programeve studimore ka të përfshira lëndë mësimore në të cilat mësohet ky sistem. Në konfrencë morën pjesë përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal dhe ekspertë nga sfera përkatëse.