Të nderuar miq të Universitetit,
Me ndjenjën e krenarisë dhe të mirënjohjes së thellë qëndroj sot para jush për të festuar këtë moment të jashtëzakonshëm në historinë e institucionit tonë: 30-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës.
Sot po festojmë vitin jubilar të një institucioni arsimor, i cili u themelua nga guximi, vullneti dhe përkushtimi i popullit tonë, në një kohë kur ideja për një universitet në gjuhën shqipe përballej me sfida dhe kundërshtime të mëdha.
Universiteti ynë nuk është vetëm ndërtesë. Ai është simbol i përpjekjeve dhe i besimit të një kombi në fuqinë e dijes.
Në këtë përvjetor jubilar i rikthehemi detyrimisht historisë së Universitetit të Tetovës, në fletët e së cilës janë shënuar sakrificat, vuajtjet, dhimbjet, por edhe sukseset e shumta.
Në këtë përvjetor i shprehim respektin më të thellë Rektorit Historik, profesor Fadil Sulejmanit, emri i të cilit është si sinonim për Universitetin e Tetovës.
Sivjet e botuam kompletin e veprave të profesor Fadil Sulejmanit, pra kontributin e tij të çmuar intelektual në fushën e albanologjisë, gjuhësisë dhe etnografisë.
E hapëm Këndin e Kujtesës për profesor Fadil Sulejmanin, në të cilin veçse kanë filluar të organizohen ngjarje që lidhen me kulturën tonë.
Në këtë përvjetor e kujtojmë me respektin dhe nderimin më të thellë dëshmorin e Universitetit të Tetovës, Abdylselam Eminin.
Portretet e profesor Fadil Sulejmanit dhe Abdylselam Eminit, që tani gjenden në zyrën e Rektorit, nuk janë vetëm vepra të bukura artistike, por edhe frymë që na risjellin në kujtesë gjithë historinë e Universitetit tonë.
Në këtë përvjetor u shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë edhe nënshkruesve të themelimit të Universitetit të Tetovës.
I nderojmë të gjithë ata që dhanë kontribut të çmuar për Universitetin tonë.
Sivjet e nderojmë kontributin e profesor Nevzat Halilit, të cilin e propozuam për titullin Doctor Honoris Causa për veprimtarinë e tij të çmuar në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare, për kontributin në fushën e arsimit, politikës e jetës publike, si dhe për përkrahjen e përhershme për themelimin e Universitetit të Tetovës.
U shprehim mirënjohjen tonë të thellë të gjithë qytetarëve tanë që e mbështetën materialisht e moralisht Universitetin e Tetovës dhe ata që mundësuan të mbaheshin ligjëratat e para në shtëpitë e tyre.
I vlerësojmë edhe studentët e gjeneratave të para, sepse ata i dhanë frymë Universitetit tonë.
Nga fillimet tona modeste, ne jemi rritur tashmë në një institucion akademik të gjallë, i cili është një fener i zhvillimit intelektual dhe kulturor.
Arritjet tona, gjatë këtyre viteve, nuk janë vetëm numra apo renditje, por histori të panumërta transformimi, fuqizimi dhe suksesi që studentët, stafi akademik dhe të diplomuarit tanë kanë bartur me vete.
Prandaj, në këtë jubile, dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time të thellë për të gjithë studentët, stafin akademik, stafin administrativ dhe gjithë të punësuarit tjerë të Universitetit tonë për kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve.
Me dëshirë e pasion, me shumë punë, mund, sakrificë dhe përpjekje të vazhdueshme, përgjatë këtyre dhjetëvjeçarëve, kemi shërbyer në promovimin e dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit.
Sot, vetëm disa ditë para përmbylljes së semestrit dimëror 2024/2025 dhe vitit kalendarik 2024, nëse rikthehemi mbrapa dhe hedhim një sy në vitin që lëmë pas, i kujtojmë çastet që shënojnë suksese, por edhe sfidat me të cilat jemi përballur bashkë.
Dua që t’i theksoj disa nga arritjet tona më të rëndësishme, të cilat e reflektojnë vizionin dhe përkushtimin tonë për të avancuar shkencën.
Gjatë këtij viti ne kemi organizuar Kongresin e 7-të Ndërkombëtar për Shkencat Natyrore, Shëndetësore dhe Teknologjinë, një platformë për avancimin e shkencave të aplikuara dhe natyrore si dhe Kongresin e 8-të Ndërkombëtar për Shkencat Humane, Sociale dhe Arte, ku studiues nga e gjithë bota eksploruan dhe ndanë njohuri mbi diversitetin kulturor dhe humanitar.
Në kuadër të kongreseve u promovuan numrat e rinj të revistave shkencore, të cilat botohen nga fakultet përkatëse. Revistat janë të indeksuara në EBSCO, CROSSREF, Google Scholar, Index Copernicus International, CEEOL, MLA International Bibliography, ERIHPLUS. Të gjitha kanë ISI Impact Factor.
E kemi mbajtur edicionin XVIII të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, i cili u dedikohet kryesisht studimeve albanologjike dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.
Si Universitet jemi angazhuar në promovimin e ndërtimit të paqes, komunikimit ndërkulturor dhe dialogut shkencor në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Për këtë qëllim organizuam konferencën shkencore me temë “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor pas agresionit rus ndaj Ukrainës – Çfarë është më pas?” Gjithashtu, kemi promovuar librin e përkthyer, “Liqenet dhe Perandorisë në historinë e Maqedonisë” nga i famshmi Xhejms Petifer dhe Miranda Vikërs.
Rëndësi të veçantë u kemi kushtuar edhe personaliteteve dhe figurave të rëndësishme nga rajoni dhe bota. Mund ta veçojmë diskutimin me gazetarin dhe analistin e njohur britanik Tim Xhudah për realitetin e krijuar pas luftës në Ukrainë dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Të nderuar të pranishëm,
Gjatë këtij viti i realizuam disa projekte transformuese, që e pasuruan përvojën akademike dhe studentore.
Programi studimor i Informatikës e realizoi projektin Forenzika digjitale si mbështetje për krijimin e një laboratori për studentët.
Në kuadër të Skenës studentore të Universitetit të Tetovës, që u financua nga Ministria e Kulturës, u realizuan shfaqjet teatrale studentore në repertorin e rregullt të Skenës së Arteve Dramatike dhe Audiovizuale të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës.
Fakulteti Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit fitoi projektin për Specializimin e kapaciteteve kadrovike për transformimin e gjelbër- Zero Waste – i financuar dhe i mbështetur nga Presidenca e Agjencisë Turke TIKA.
Për përmirësimin e infrastrukturës shkencore, kemi arritur të sigurojmë mbështetje financiare për pajisje laboratorike për Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, duke e rritur kështu cilësinë e kërkimit dhe mësimdhënies. Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë do të financojë me 12 milionë denarë projektin për blerjen e pajisjeve për analizat laboratorike për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, mjedisit, farmacisë dhe artikujve të përdorimit të përgjithshëm. Këto analiza do të realizohen në Laboratorin për Kontrollin e Produkteve Ushqimore, i cili u akreditua këtë vit sipas standardeve ndërkombëtare.
Ndjehemi krenarë që në kuadër të projekteve ndërkombëtare, jemi partnerë në nismën hulumtuese të Magna Charta Observatory, që synon ruajtjen e integritetit të punës intelektuale dhe shkencore në institucione e shoqëri, duke ndërtuar ura besimi ndërmjet universiteteve në nivel lokal e global.
Ndërkaq trajnimi ndërkombëtar “Collaborative Online International Learning” (COIL), i realizuar në bashkëpunim me rrjetin Aurora, ka sjellë përvojë dhe metoda bashkëkohore për stafin dhe studentët tanë.
Në sferën e edukimit dhe krijimtarisë studentore, kemi përfunduar me sukses projektin “Studentët krijues përmes shkrim-leximit mediatik”, të financuar nga USAID-Irex.
Përfshirja sociale dhe edukative mbetet prioritet yni. Projekti për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, i mbështetur nga shoqata “Hapni dritaret”, është hap tjetër drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe barazi në arsim.
Në fushën e zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrësisë, projekti i realizuar nga Fakulteti Ekonomik, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, ka rezultuar në themelimin e një qendre për hulumtim dhe zhvillim të sipërmarrësisë. Kjo qendër synon jo vetëm nxitjen e edukimit për sipërmarrësit e rinj, por edhe zhvillimin ekonomik të zonave kodrinore dhe uljen e papunësisë.
Universiteti i Tetovës gjatë këtij viti ka nënshkruar një sërë memorandumesh dhe marrëveshjesh për thellimin e bashkëpunimit me institucione të shumta vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, me qëllim:
- nxitjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor;
- realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe pilot projekteve;
- shkëmbimin e stafit hulumtues dhe të mësimdhënësve;
- shkëmbimin e studentëve me shumë universitete rajonale dhe ndërkombëtare;
- organizimin e seminareve, konferencave dhe punëtorive të përbashkëta;
- shkëmbimin e botimeve shkencore;
- vizita afatshkurtra të anëtarëve të stafit të lartë për konsultime, leksione dhe planifikim të projekteve;
- vizita afatgjata nga stafi hulumtues dhe teknik për trajnime, studime pasuniversitare ose pjesëmarrje në projekte të përbashkëta kërkimore;
- pjesëmarrje në programet ndërkombëtare;
- nxitjen e kontakteve me shkencëtarë të shquar nga qendrat e tjera akademike në vende të ndryshme të botës, për të marrë pjesë në projekte ndërkombëtare në shkallë të gjerë, si dhe mbështetje reciproke në planifikimin dhe implementimin e vizitave në vendet përkatëse.
Kjo është dëshmi se deri më tani e kemi ruajtur dhe forcuar traditën e mirë të bashkëpunimit me të gjitha universitetet dhe institucionet e ndryshme në vendin tonë por edhe në arenën ndërkombëtare.
Në këtë përvjetor jubilar ne i gëzohemi edhe funksionimit të konviktit studentor; fillimit të specializimeve në fushën e mjekësisë; si dhe themelimit dhe funksionimit të sindikatës të të punësuarve në Universitetin e Tetovës.
Ka shumë të arritura dhe ngjarje të tjera, qofshin shkencore, kulturore, artistike dhe sportive që do të duhej të shënoheshin në këtë përvjetor, por lista është e gjatë.
Të gjitha këto projekte janë dëshmi e përkushtimit tonë për të kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Universitetit dhe për të përmbushur vizionin tonë si institucion i arsimit të lartë që sjell ndryshime pozitive në shoqëri.
Zonja dhe zotërinj,
Ndërsa festojmë të kaluarën dhe të tashmen tonë, ne gjithashtu duhet të shohim përpara me guxim dhe me ambicie. Sfidat e këtij shekulli, përparimet e shpejta teknologjike, krizat mjedisore dhe pabarazitë sociale – kërkojnë që universitetet të jenë më shumë se qendra të mësimit dhe studimit. Universitetet duhet të jenë qendra të inovacionit, të qëndrueshmërisë dhe të përgjegjësisë sociale. Universitetet duhet të krijojnë sa më shumë lidhje me komunitetin dhe të kenë parasysh kërkesat e reja që shfaqen në tregun e punës. Janë synime që po i realizojmë me përkushtim dhe me një strategji afatgjate.
Le të jetë ky përvjetor një kujtesë e detyrës sonë për t’u përshtatur, rritur dhe udhëhequr në kohët transformuese. Vizioni ynë për të ardhmen e përfshin jo vetëm përsosmërinë akademike, por edhe përkushtimin ndaj barazisë dhe gjithëpërfshirjes.
Ky moment historik nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e palëkundur të shumë njerëzve.
Për studentët dhe të diplomuarit tanë: ju jeni shpirti i këtij institucioni, arsyeja e ekzistencës sonë dhe dëshmia e suksesit tonë.
Për fakultetet dhe stafin tonë: përkushtimi juaj është themeli mbi të cilin qëndron lart ky Universitet.
Për partnerët dhe mbështetësit tanë: besimi juaj në misionin tonë ka qenë i rëndësishëm dhe frymëzues gjatë rrugëtimit tonë.
Teksa festojmë këtë moment historik 30-vjeçar, le të riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj parimeve që na kanë udhëhequr deri tani: dija, integriteti dhe përkushtimi. Le të nderojmë të kaluarën tonë, të festojmë të tashmen dhe të përqafojmë sfidat dhe mundësitë e së ardhmes me besim dhe vendosmëri.
Qoftë i bekuar Universiteti i Tetovës!
Prof. Dr. Jusuf Zejneli
Rektor i Universitetit të Tetovës
Prof.Dr. Jusuf Zejneli
2023-2026
Prof.Dr. Kushtrim Ahmeti
2022-2023
Prof.Dr. Reshat Qahili
Dhjetor 2021-Maj 2022
Prof.Dr. Vullnet Ameti
2012-2022
Prof.Dr. Agron Reka
2009-2012
Prof.Dr. Sadi Bexheti
2006-2009
Prof.Dr. Nexhbedin Beadini
2003-2006
Prof.Dr. Ramiz Abdyli
Janar-Mars 2003
Prof.Dr. Fadil Sulejmani
1995-2003
Historiku i UT-së
Universiteti i Tetovës është i hapur dhe i arritshëm për të gjithë ata të cilët si studentë, mësimdhënës ose bashkëpunëtorë, me cilësitë e veta intelektuale dhe morale, në ambientin e definuar të autonomisë universitare, si pandehje të lirisë akademike të shprehjes individuale dhe të dëshmimit të aftësive dhe cilësive, të japin kontributin e vet në fushën e zhvillimit të arsimit, shkencës dhe profesionalizmit.
“Universiteti i Tetovës ka histori të shkurtër, por një të kaluar shumë të gjatë.”
Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirëve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.
Nga ky këndvështrim, veprimtarinë, zhvillimin e UT-së mund ta ndajmë në dy periudha:
-Periudha 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës
-Periudha 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik.
Universiteti nga gjendja e emergjencës filloi të kalojë në shkallën e reformimit akademik, konceptual dhe institucional. Fryt i këtij aktiviteti të pakursyer dhe i dimensionimit është fizionomia e re e UT-së.
Së këndejmi UT-ja është afirmuar si një institucion universitar i reformuar, si një qendër e vetme publike në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut për kualifikim, specializim dhe kërkim shkencor. UT-ja është anëtare e Konferencës së Universiteteve Evropiane.
Sot UT-ja është strukturuar në 13 fakultete, 65 programe studimore, 115 drejtime studimore dhe 3 institute kërkimore-shkencore.
Procesi mësimor-shkencor
Stafin akademik e përbëjnë 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të caktuar, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive.
Në rrafshin e procesit edukativo-mësimor, Universiteti rëndësi të veçantë i kushton zbatimit të reformave të Bolonjës si dhe të reformave në sferën e kërkimeve profesionale-shkencore, edhe pse ky komponent është akoma larg synimeve të UT-së në krahasim me vendet e zhvilluara. Këto kërkime realizohen përmes projekteve bilaterale në saje të projekteve Erasmus, DAD, Tempus etj. për kërkime dhe zhvillim. Duke u mbështetur në standardet evropiane, kualiteti akademik dhe studimor është gjithnjë në rritje.
Për sa i përket Kartës së Bolonjës, UT-ja hyn aktualisht në një fazë të re të zhvillimit të vet, në fazën e implementimit dhe të konceptimit të modelit të Bolonjës sipas skemës 3+2+3 ose 4+1+3 (Bachelor+Master+PhD). Duke implementuar sistemin e ri evropian të studimeve, UT-ja synon të jetë shumë shpejt pjesë integrale e universiteteve evropiane, studentët të përfitojnë një formim profesional më cilësor, diplomat tona të përafrohen me ato të vendeve të zhvilluara.
Diplomat e fituara në UT janë kompatabile me diplomat e universiteteve perëndimore. Këtë fakt e vërtetojnë studentët e shumtë të cilët pas diplomimit punësohen ose studimet e tyre pasuniversitare i vazhdojnë në universitetet tjera jashtë vendit.
Periudha e ardhshme për UT-në do të jetë periudhë që do të japë fillesën:
– Kampusi universitar (me të cilin do të bëhet përqendrimi i fakulteteve në një hapësirë të vetme). Në përbërje të Kampusit do të jenë: objekti për akomodimin e studentëve, magjistrantëve, doktorantëve, specializantëve, viziting profesorëve dhe mysafirëve të tjerë, konvikti studentor, mensa studentore, salla sportive, biblioteka universitare, qendra bashkëkohore kompjuterike, ndërtimi i laboratorëve;
– Zbatimi i Sistemit të Akumulimit dhe Tansferit të Kredive – ECTS-sistemit në tërësi edhe si sistem akumulimi të kredive edhe si sistem transferi të kredive;
-Imperativ në zbatimin e ECTS-së do të jetë mobiliteti i studentëve me qëllim që ata të kenë mundësi t’i thellojnë dijet e tyre në universitete tjera të cilat janë nënshkruese të Magna Kartës Evropiane,
– Internacionalizimi dhe integrimi i Universitetit në të gjitha forumet universitare të Evropës respektivisht në familjen e universiteteve bashkëkohore. Në këtë kontekst bashkëpunimi me universitetet në rajon edhe më gjerë është trefishuar;
– Avancimi i punës shkencore-hulumtuese përkundër asaj akademike, do t’i japë një shtytje dimensionimit të ri të procesit akademik që zhvillohet në universitet;
-Ofrimi dhe zhvillimi i sistemit të të mësuarit E-learning – të mësuarit me internet, libra elektronikë të përcjella me zë do ta rritë cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
– Vënia e mjeteve audio-vizuale, tashmë të siguruara, në funksion të implementimit të metodës së “të mësuarit në distancë” me çka studentëve në klasa të veçanta do t’u mundësohet përcjellja e ligjëratave në distancë;
– Kompletimi i mjediseve akademike dhe pajisja e laboratorëve me mjete më bashkëkohore;
– Zhvillimi dhe realizimi i projekteve të shumta në kuadër të instituteve, të cilat paraqesin njësi integruese të Universitetit si Instituti i Ekologjisë dhe Teknologjisë, Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare “Josif Bageri” etj.;
-Kyçja intensive në programe arsimore dhe hulumtuese evropiane (TEMPUS, DAAD, USAID, SOROS, NATO, BE, Ambasada të vendeve të ndryshme) si edhe vitin e kaluar, janë prioritete të hartuara në Strategjinë e Universitetit;
– Disperzimi i programeve studimore në qytete tjera, proces i cili do të jetë kompatibil me profilet të cilat përgatiten në shkollat e mesme, me të vetmin qëllim që studimet të jenë më afër studentëve.
Puna dhe niveli arritjeve nga puna e deritanishme na bëjnë të ndjehemi krenarë, por edhe të jemi më vigjilentë në ndërmarrjen e aktiviteteve që Universitetin do ta çojnë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike. Rektorati dhe stafi akademik, para së gjithash, mbajnë përgjegjësi historike për krijimin e sistemeve të reja të vlerave, në veçanti në arsim, shkencë dhe kulturë, të cilat njëkohësisht paraqesin shtyllë për zhvillim dhe prosperitet të gjeneratave të ardhshme.
Me një fjalë dimensionimi i UT-së do të shkojë drejt zhvillimit të një sistemi efektiv të arsimit të lartë, i cili Universitetin do ta çojë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike dhe do të kontribuojë drejt përmbushjes së misionit të shenjtë duke krijuar kuadro të mirëfillta, të jetë promotor i ndryshimeve si në vend ashtu edhe jashtë tij.
Synimet e Universitetit
Tendenca e Universitetit që të jetë më pranë studentëve rezultoi në vendimin që programet studimore të disperzohen në disa qytete në R. e Maqedonisë së Veriut.
Numri i studentëve nga viti në vit është gjithnjë në rritje dhe tani në UT studiojnë 13.000 studentë me status aktiv të studimeve. Numri i studentëve që u takojnë etniteteve të ndryshme gjithnjë është në rritje, nëse para 3 vjetëve kanë studiuar disa dhjetëra studentë, sot studimet i vijojnë disa qindra studentë të etniteteve tjera ose më saktë numri i tyre është rreth 10% nga numri i përgjithshëm i studentëve.
UT-ja synon të jetë Universitet i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, prandaj është i hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë, pa dallime nacionale, fetare etj.
Numri i studentëve që përcaktohen për të studiuar në UT është në rritje progresive. Në krahasim me numrin e studentëve të pranuar në universitetet tjera në vend, numri i studentëve të rinj në UT është rritur për 30%. Kjo mund të merret si tregues për atë se UT-ja zhvillohet dhe dimensionohet në drejtim të duhur dhe me hapa të sigurt hapëron në familjen e universiteteve evropiane.
Oferta e UT-së për studentët e ardhshëm është konkurrente dhe gjithëpërfshirëse. Ne ofrojmë plane dhe programe studimore të të gjitha profileve dhe tarifa të volitshme për studime.
Kuadri akademik i kualifikuar, bashkëpunimi UT-së me universitetet më në zë nga rajoni e bota dhe ajo që është më e rëndësishmja, lidhja emocionale që ndiejnë shqiptarët, pa përjashtim, për këtë universitet. Sakrifica dhe kontributi i tyre e ngritën këtë institucion deri në këtë nivel, si universitet i vetëm shtetëror me mësim në gjuhën shqipe janë arsyeja pse duhet studiuar në UT.
Prof. Dr. Qenan Ferati – Fakulteti i Shkencave Mjekësore – Kryetar
Prof. Dr. Faton Shabani – Fakulteti Juridik,
Prof. Dr. Fatbardha Ismaili – Fakulteti Juridik,
Prof. Dr. Raman Ismaili – Fakulteti Ekonomik,
Prof. Dr. Sheherzada Murati – Fakulteti Ekonomik,
Prof. Dr. Luljeta Bexheti – Fakulteti Filozofik,
Prof. Dr. Zeqirja Idrizi – Fakulteti Filozofik,
Prof. Dr. Zejnepe Alili Rexhepi – Fakulteti Filologjik,
Prof. Dr. Suzana Ejupi – Fakulteti Filologjik,
Prof. Dr. Nderim Zeqiri – Fakulteti i Shkencave të Zbatuara,
Prof. Dr. Asan Idrizi – Fakulteti i Shkencave të Zbatuara,
Prof. Dr. Metin Izeti – Fakulteti i Arteve,
Prof. Mr. Muamer Sadiku – Fakulteti i Arteve,
Doc. Dr. Nadir Ajruli – Fakulteti i Shkencave Mjekësore,
Prof. Dr. Vullnet Ameti – Fakulteti i Kulturës Fizike,
Prof. Dr. Agim Rexhepi – Fakulteti i Kulturës Fizike,
Prof. Dr. Florim Idrizi – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,
Prof. Dr. Xhezair Abdija – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,
Prof. Dr. Xhabir Abdullai – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit,
Prof. Dr. Merije Elezi – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit,
Prof. Dr. Alirami Saliji – Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë,
Doc. Dr. Nesim Seferi – Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë,
Prof. Dr. Naser Raimi – Fakulteti i Administratë Biznesit,
Prof. Dr. Nehat Ramadani – Fakulteti i Administratë Biznesit,
Prof. Dr. Jehona Rushidi Rexhepi – Fakulteti Pedagogjik,
Doc. Dr. Arbresha Zenki Dalipi – Fakulteti Pedagogjik,
Ladon Murseli – u.d. Kryetar i Parlamentit Studentor,
Hana Husejni – Parlamenti Studentor,
Suhejb Jakupi – Parlamenti Studentor.
Rektori | Prof. Dr. Jusuf Zejneli
Prorektori për Arsim | Prof. Dr. Ibrahim Neziri
Prorektore për Financa | Prof. Dr. Aida Baftjari Yzeiri
u. d. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar | Prof. Dr. Salajdin Salihi
Prorektori për Shkencë | Prof. Dr. Vullnet Ameti
Sekretari i përgjithshëm | Adem Beadini
Dekani i Fakultetit Filozofik | Prof. Dr. Ibish Kadriu
Dekani i Fakultetit Pedagogjik | Prof. Dr. Lulzim Memedi
Dekani i Fakultetit Filologjik | Prof. Dr. Berton Sulejmani
Dekani i Fakultetit Juridik | Prof. Dr. Safet Emruli
Dekani i Fakultetit Ekonomik | Prof. Dr. Brikend Aziri
Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore | Prof. Dr. Alit Ibraimi
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike | Prof. Dr. Shpresa Memishi
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara | Prof. Dr. Enis Jakupi
Dekani i Fakultetit të Arteve | Prof. Mr. Senad Abduli
Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore | Prof. Dr. Nevzat Elezi
Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit | Prof. Dr. Xhezair Idrizi
Dekani i Fakultetit të Adiminstrimit të Biznesit | Prof. Dr. Llokman Hebibi
Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë | Doc. Dr. Bardhyl Limani
Kryetar i Parlamentit Studentor | Ladon Murseli
Më 16 dhjetor 2017, Universiteti i Ilinoisit Verior (NIU – Northern Illinois University, Rektorit të Popullit, Prof. Dr. Vullnet Ametit, ia dha çmimin Doktor Nderi (Doctor Honoris Causa), njeriut i cili ka dëshmuar besimin e tij në arsimin si një e drejtë njerëzore duke ndihmuar në themelimin e universitetit të vetëm shqiptar në Maqedoni. Rektori i Universitetit të Tetovës e mori këtë nderim gjatë ceremonisë së diplomimit të Shkollës Pasuniversitare më 16 dhjetor në Qendrën e Kongreseve të UIV-it.
“Dr. Vullnet Ameti është një nga njerëzit më bamirës dhe më të guximshëm që kam takuar ndonjëherë. Ai është me të vërtetë një njeri që kujdeset për njerëzit dhe kombin e tij. Rektori Ameti, së bashku me intelektualë të tjerë shqiptarë në Maqedoni, udhëhoqi protestat përballë tytave të pushkëve të xhandarmërisë maqedonase”. Ai ka mësuar mijëra studentë dhe vazhdon të jetë një rektor i popullit,” tha Preston. “Ai kurrë nuk ka frikë të ndyjë duart dhe të bëjë punë të vështira. Unë kam qenë dëshmitar i tij në shumë raste që vendosi tulla për ndërtesat e reja në kampus, preu shkurre dhe pemë e ushqente të pastrehët.”
~ Antoni Preston, drejtor i Programeve Globale në Kolegjin e Biznesit të UIV-it
“Rektori Ameti gjithmonë më ka lënë përshtypje me guximin e tij përballë rezistencës dhe vendosmërinë e tij për të ofruar arsim të lartë për shqiptarët etnikë që jetojnë në Maqedoni. Ajo që ai ka bërë – ajo që vazhdon të bëjë – është e jashtëzakonshme, frymëzuese dhe përulëse, tha Freeman. Gjithmonë pres me padurim vizitat tona, si dhe bisedat tona për qasjen në arsim, dhe do të jetë privilegji im i madh ta ndaj me të këtë titull nderi. Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Ametit, UT-ja është kthyer në një institucion të klasit botëror që vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj qasjes arsimore dhe barazisë së vizionit të tij themelues. Historia e UT-së, me të vërtetë, është një histori e komunitetit dhe guximit, dhe ne jemi të emocionuar të tregojmë këtë histori këtu në Muzeun Blekuell (Blackwell Museum) të Kolegjit të Arsimit. Prof. Dr. Ameti ka qenë jashtëzakonisht mbështetës i përpjekjeve tona për të organizuar ekspozitën, dhe kjo është vetëm një shembull i shumë gjërave që ai ka bërë për të ushqyer partneritetin ndërmjet UIV-it dhe UT-së. Ajo që është kaq e admirueshme është se ai ka krijuar një vizion të orientuar nga e ardhmja për të ardhmen e UT-së, që mbetet i përkushtuar fort ndaj çështjeve të drejtësisë sociale që kanë gjallëruar të kaluarën e tij. Kjo është frymëzuese.”
~ Patrik Roberts, profesor i asociuar në Departamentin e Lidershipit, Psikologjisë Arsimore dhe Bazave në Kolegjin e Arsimit
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, u zgjodh Kryetar i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (AUB)
Në vitin 2014, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektor i Universitetit të Tetovës, u zgjodh Kryetar i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e universitetit. Ky emërim prestigjioz, jo vetëm që thekson udhëheqjen e Prof. Dr. Ametit, por gjithashtu shërben si njohje ndërkombëtare e progresit akademik dhe reputacionit në rritje të Universitetit të Tetovës. Zgjedhja është një dëshmi e angazhimit të universitetit për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe për të avancuar arsimin e lartë në Ballkan. Ajo përfaqëson një nder që reflekton përpjekjet e vazhdueshme të institucionit për të shkëlqyer në arsim dhe hulumtim në një shkallë globale.
Kjo njohje thekson rolin e UT-së si një kontribuues kyç në zhvillimin akademik rajonal dhe angazhimin e tij për të nxitur partneritete që kapërcejnë kufijtë kombëtarë, duke e ngritur më tej pozicionin e tij në skenën akademike globale.
Zeni Ballazhi i dhuron plaketë mirënjohjeje Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ametit
Në vitin 2012, si gjest vlerësimi dhe mirënjohjeje, artisti dhe dizajneri i njohur i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, z. Zeni Ballazhi, i dhuroi një plaketë Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ametit, gjatë vizitës së tij në Universitetin e Tetovës. Ky çmim thekson kontributin e rëndësishëm të Universitetit të Tetovës në arsim, shkencë dhe trashëgimi kulturore.
Rektori Ameti shprehu mirënjohjen e tij për këtë nder, duke rikonfirmuar përkushtimin e universitetit për ekselencën akademike dhe rolin e tij në promovimin e vlerave kulturore.
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Forumi “Imazh dhe Media” organizoi një ceremoni të veçantë në Sallën e Operës dhe Baletit në Tiranë, në të cilën u ndanë çmimet e edicionit X për individët dhe organizatat që kanë dhënë kontribute të shquara në fusha të ndryshme. Gjatë këtij aktiviteti jubilar, Prof. Dr. Vullnet Ameti pranoi çmimin për kontributin në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
MUZEU I UNIVERSITETIT TË TETOVËS
Në fshatin Poroj, në afërsi të qytetit të Tetovës ndodhet muzeu që dokumenton historinë e kthjellët të themelimit të Universitetit të Tetovës në vitin 1994.
Të vendosur për të filluar mësimdhënia në gjuhën shqipe, anëtarët e komunitetit u bashkuan për të formuar këtë universitet në Tetovë. Anëtarët e komunitetit donin të themelonin një universitet në Tetovë, në të cilin studentët do të mund të mësonin në gjuhën shqipe. Pa mbështetje nga shteti, komuniteti u bashkua duke u takuar në klasa të improvizuara në shtëpitë e njerëzve. Kjo përpjekje u përball me rezistencë, siç mund ta shihni në artikujt e gazetave dhe tek ekspozita në muze. Në një nga fotot, ju mund t’i shihni fshatarët që vijnë rrugës për të mbrojtur studentët, pasi rreth 300 trupa ishin dërguar për të trajtuar situatën.
Në fakt, themelimi i muzeut të Universitetit të Tetovës, është një nga momentet më të rëndësishme gjatë periudhës së jetëgjatësisë së këtij institucioni, për aq sa përfaqëson lidhjen ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes.
Aktualisht, muzeu i Universitetit të Tetovës është i hapur në Blackwell History of Education Museum — Collage of Education në Universitetin e Ilinoisit Verior me seli në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
http://news.cedu.niu.edu/coenews/cameras-eye-blackwell-photo-exhibition-to-tell-tale-of-tetova/
Mos e humbni shansin e madh për të vizituar këtë Muze!
Qendra për TI
Ramazan Fetai
E-mail: ramazan.fetai@unite.edu.mk
Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor
Mr. Sc. Donika Kamberi
E-mail: centerforpeace@unite.edu.mk | donika.kamberi@unite.edu.mk
Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë
E-mail: careercenter@unite.
Qendra për Gjuhë të Huaja
Prof. Dr. Isa Spahiu
E-mail: isa.spahiu@unite.edu.mk
Sekretari i përgjithshëm
Adem Beadini
E-mail: adem.beadini@unite.edu.mk
Zyra për Arsim
E-mail: zyraperarsim@unite.edu.mk
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar
Përgjegjës: Doc.Dr. Hatibe Deari
E-mail: international@unite.edu.mk | hatibe.deari@unite.edu.mk
Zyra për Financa dhe Kontabilitet
Përgjegjës: Mr.Sc. Imberjah Tairi
E-mail: imberjah.tairi@unite.edu.mk
Zyra për Çështje Juridike
Përgjegjës: Mr.Sc. Florian Nesimi
E-mail: florian.nesimi@unite.edu.mk
Zyra për Informim
Përgjegjës: Mr.Sc. Selam Sulejmani
E-mail: press@unite.edu.mk
Zyra për Përpilim dhe Menaxhim me Projekte
E-mail: projects@unite.edu.mk
Zyra për Hulumtime Shkencore dhe Inovacione
E-mail: zshi@unite.edu.mk
Zyra për Menaxhimin e Cilësisë dhe Evaluim
Përgjegjës: Doc.Dr. Sheruze Osmani Ballazhi
E-mail: evaluation@unite.edu.mk
Kordinator Universitar për ECTS
Përgjegjës: Mr. Sc. Naser Ramadani
E-mail: naser.ramadani@unite.edu.mk
Zyra për Studimet e Doktoraturës
Përgjegjës: Valmisa Novi
E-mail: doktoratura@unite.edu.mk
Zyra e Diplomave
Përgjegjës: Emin Zejneli
E-mail: emin.zejneli@unite.edu.mk
- Evaluimi i jashtëm
- Raport për vetevaluimin e Universitetit të Tetovës.
(2016/17-2018/19) - Raport për vetevaluimin e Universitetit të Tetovës.
(2013/14, 2014/15, 2015/16)
- RREGULLORE – për kushtet, kriteret, rregullat dhe procedurën për regjistrim dhe studime në studimet universitare të ciklit të parë
- RREGULLORE – për kushtet, kriteret, rregullat dhe procedurën për regjistrim dhe studime në studimet universitare të ciklit të dytë
- RREGULLORE – për kushtet, kriteret dhe rregullat për regjistrim dhe studime në ciklin e tretë – studime të doktoraturës
(Politika e mbrojtjes nga korupsioni në universitet)