Organizata rinore e Traktatit të Atlantikut në Kosovë, bën thirrje për pjesëmarrje në evenimentin: Edicioni i nëntë i Universitetit veror për studime të sigurisë, që do të mbahet me rastin e përvjetorit të 9-të të KYATA-s.
Këtë vit, Universiteti veror do të mbahet në Prishtinë, Republika e Kosovës, në periudhën prej 26-30 korrik 2019.
Në këtë Universitet veror do të prezantohen nivele të ndryshme të sigurisë, institucioneve, nivele që duhet të kuptohen nga studentët, kurse me këtë rast do të kenë mundësi të marrin informacione dhe njohuri nga ekspertët më të mirë dhe ligjëruesit e ftuar mbi temat e përmendura në agjendë.
Ky program njëjavor do t’u japë studentëve një vështrim më të thellë në mënyrat në të cilat të menduarit dhe të folurit mbi sigurinë kanë pësuar ndryshime me kalimin e kohës, si dhe për mënyrën se si palët e interesuara (stakeholders), në nivele të ndryshme, i menaxhojnë konfliktet dhe sigurinë, duke filluar nga arena ndërkombëtare deri te shteti, si dhe nga kompanitë private të sigurisë deri te komunitetet dhe individët.
Tarifat:
• Tarifa për studentët e Kosovës është 100 euro;
• Tarifa e për studentët e Ballkanit Perëndimor është 128 euro;
• Tarifa për studentët e pjesë tjetër të Ballkanit (perëndimor) është 185 euro;
• Të gjitha shpenzimet lidhur me transferimin bankar të tarifës për pjesëmarrje (tarifat e transferit) duhet të mbulohen nga aplikuesi;
• Pagesa (të gjitha leksionet, punëtoritë, diskutimet, vizitat studimore, publikimi i artikullit tuaj me ISSN dhe ISBN, siç përmendet në program);
• Ngjarjet kulturore dhe shoqërore (siç janë përmendur në program);
• Akomodimi (vetëm për studentët jo rezidentë të Kosovës) dhe 2 vakte në ditë (mëngjes dhe drekë).
Aplikimi për pjesëmarrje:
Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar për të marrë pjesë në këtë Universitet veror, duhet të dërgojnë CV-të e tyre dhe letër motivimi në: kyata.kosova@gmail.com, deri më 19 korrik 2019.
Për më shumë informacione mund të shkruani në e-mail adresën: kyata.kosova@gmail.com ose paraqituni në numrin e telefonit:++37745603619