Bazuar në nenet 148, 149 dhe 150 të Ligjit për Kujdesin Shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 43/12, 145/12, 87/13, 164/13, 39/14, 43/14, 132/14, 188/14,15/10, 61/15, 154/15, 192/15, 17/16, 37/16, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19, 153/19, 180/19, 275/19, 77/21, 122/21, 178/21 dhe 150/22), nenet 2, 4 dhe 5 të Rregullores për specializimet dhe subspecializimet e punëtorëve shëndetësorë dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor me arsim të lartë në fushën e mjekësisë (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 120/20 dhe 144/21), Programit për nevojat e kuadrit specialistik dhe subspecialistik sipas rrjetit të institucioneve shëndetësore (2023-2026) i publikuar në (“Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr.163/23), Programin për ndryshim dhe plotësimin e Programit për nevojat e kuadrit specialistik dhe subspecialistik në përputhje me rrjetin e institucioneve shëndetësore (2023-2026) i publikuar në (“Gazetën Zyrtare të RMV-së”, nr.254/23) dhe Programin për ndryshim dhe plotësimin e Programit për nevojat e kuadrit specialistik dhe subspecialistik në përputhje me rrjetin e institucioneve shëndetësore (2023-2026) i publikuar në (“Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr.28/25) Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Tetovës, publikon:
Shpallje publike
për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim ose miratim të specializimeve të profesionistëve shëndetësorë me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsimim të lartë për vitin 2025
- Për punëtorët shëndetësorë, gjegjësisht bashkëpunëtorët e punësuar në institucionet publike shëndetësore:
Dega e specializimit | Institucioni publik shëndetësor | Numri i kandidatëve |
Gjinekologji dhe akusheri | Spitali i Përgjithshëm i Strugës | 1 |
Mjekësi interne |
Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit | 1 |
SS Leshkë | 1 | |
Psikiatri |
Shtëpia e shëndetit Vevçan | 1 |
Shtëpia e shëndetit Zhelezniçar | 1 | |
Shtëpia e shëndetit Probishtip | 1 | |
Kirurgji e përgjithshme |
Spitali i përgjithshëm Strugë | 1 |
Spitali i përgjithshëm Gostivar | 1 |
Kërkesa për miratimin e specializimeve së bashku me dokumentacionin e plotë dorëzohet nga ana e Institucionit Publik Shëndetësor ku është i punësuar punonjësi shëndetësor, gjegjësisht bashkëpunëtori shëndetësor, më së voni në afat prej 30 ditësh nga dita e publikimit të Shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen zyrtare të Universitetit.
Kërkesa për miratimin e specializimeve së bashku me dokumentacionin e plotë të dorëzohet në pajtim me dispozitat e Ligjin për Kujdesin Shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 43/12, 145/12, 87/13, 164/13, 39/14, 43/14, 132/14, 188/14, 10/15, 61/15, 154/15, 192/15, 17/ 16, 37/16, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.101/19, 153/19, 180/19, 275/19, 77/21, 122/21, 178/21, 150/22 236/22, 199/23, 263/23, 30/2, 74/24 dhe 170/24 ), Rregulloren për specializimet dhe subspecializimet e punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e mjekësisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.120/20 dhe 144/21) në Arkivin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës, rr. “29 Nëntor” 1200 Tetovë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin në specializim për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore
- Kërkesa për miratim të specializimit (mund të merret në faqen zyrtare të Universitetit);
- Kopje e certifikatës së notave për kryerjen e ciklit të parë (e vërtetuar nga noteri);
- Kopje e diplomës për kryerjen e ciklit të parë (e vërtetuar nga noteri);
- Kopje e certifikatës së dhënies së provimit profesional (e vërtetuar nga noteri);
- Kopje e licencës për punë nga dhoma e mjekëve (ose vërtetim që dëshmon se dokumenti është në fazën e lëshimit nga institucioni përkatës) e vërtetuar nga noteri;
- Vendimi nga Këshilli Drejtues për dërgim në specializim;
- Lista e përzgjedhjes së kandidatëve të punësuar në institucionin publik shëndetësore.
Universiteti i Tetovës
Fakulteti i Shkencave Mjekësore