Një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti i Tetovës morën pjesë në edicionin e 12-të të Panairit të Studimeve në Francë, që u mbajt më 31 tetor 2019 në Bibliotekën kombëtare dhe universitare në Shkup. Panairi u organizua nga Ambasada e Republikës së Francës në Maqedoni dhe Instituti Francez, me qëllim që para nxënësve dhe studentëve nga vendi ynë të promovojnë programet arsimore të shkollave dhe universiteteve franceze.
Panairin arsimor e përshëndetën ambasadori i Francës në vendin tonë, Kristian Timonie, ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Arbër Ademi, drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup, Frymzim Dauti, dhe përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Kaenit, në Normandi, Erik Lobshtajn.
Studentët e Universitetit të Tetovës, së bashku me përfaqësues nga Parlamenti Studentor, Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë, Zyra për Shkencë dhe Inovacione, si dhe profesorë të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Frënge patën mundësi që të informohen me shumë hollësi rreth mundësive të studimeve që ofrojnë universitetet franceze, përfshirë këtu programet studimore, bursat, kriteret e kërkuara etj.
Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, në mesazhin e tij drejtuar studentëve u shpreh se të gjithë të interesuarit nga Maqedonia e Veriut, që dëshirojnë të studiojnë në universitetet franceze, janë të mirëseardhur në Francë, sepse Evropa është shtëpia e tyre.
Zyra për Informim