Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga udhëheqësja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Doc.Dr. Hatibe Deari – Zeqiri, e priti në takim pune drejtorin e Fondacionit turk “Maarif” në RMV, Osman Demirgul.

Me këtë rast, Universiteti i Tetovës dhe Fondacioni turk “Maarif” nënshkruan memorandum bashkëpunimi, që synon forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e arsimit cilësor.

Rektori i Universitetit të Tetovës e vlerësoi nënshkrimin e memorandumit si një mundësi të shkëlqyer për zgjerimin e horizonteve arsimore, ndërsa përfaqësuesit e Fondacionit “Maarif” theksuan se ky partneritet do të hap perspektiva të reja për zhvillimin profesional.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe pritet të ketë ndikim pozitiv në cilësinë e arsimit për të dy institucionet.