Të nderuar miq,

Klubi ynë futbollistik “Shkëndija” me shumë meritë e ka fituar titullin kampion në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky sukses për të cilin gëzohemi të gjithë, vjen pas një pune, angazhimi dhe përkushtimi maksimal të drejtuesve të ekipit, futbollistëve dhe të gjithë stafit të skuadrës sonë kampione.

Në emër të Universitetit të Tetovës, ua shpreh urimet e studentëve dhe pedagogëve, presidentit të kompanisë Ecolog, z. Lazim Destanit, klubit “Shkëndija” dhe tifozëve  në krye me “Ballistët” legjendarë për këtë arritje të rëndësishme që u hap rrugë sukseseve të tjera në rrugën e konkurrimit edhe në evente të tjera sportive krahë ekipeve prestigjioze evropiane.

Suksese!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës

Shënim: Fotografitë janë realizuar para pandemisë Covid -19.