Në kuadër të projektit “Simulime kompjuterike softuerike” të financuar nga Komisioni Evropian, sot në Universitetin e Tetovës u mbajt një ligjëratë profesionale nga dy profesorët e Universitetit Pecs të Hungarisë, Prof.Dr. Gyorgy Maroti dhe Prof.Dr. Ildiko Perjesine.
Ata para studentëve dhe profesorëve të Informatikës së Universitetit të Tetovës ligjëruan rreth mbindërtimit të algjebrës kompjuterike, në suaza të së cilës u paraqit dhe projekti i testimit online të lëndëve matematikore.
Në këtë projekt marrin pjesë gjithsej 20 universitete evropiane, në mesin e të cilave edhe Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës dhe përfshin aktivitete si simpoziume të doktotaturës, konferenca, tryeza të rrumbullakëta, rrjetizim mes universitetesh, shkëmbim të studentëve dhe të stafit akademik.
Koordinator i këtij projekti nga Universiteti i Tetovës është profesori Doc. Dr. Festim Halili, i cili në suaza të këtij projekti, së bashku me disa profesorë dhe 4 studentë, në muajin prill do të marrin pjesë në javën akademike që do mbahet në Universitetin Szeged të Hungarisë.

Zyra për Informim