Universiteti i Bolonjës – The Alma Mater Studiorum, në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Edukimit, Universiteteve dhe Hulumtimit, me mbështetjen e Observatorit Magna Charta Universitatum dhe Asociacionit Evropian të Universiteteve (EUA), me 24 dhe 25 qershor, me një konferencë shkencore e shënuan përvjetorin jubilar, të njëzetin me radhë të Deklaratës së Bolonjës.
Mbi 800 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende nënshkruese të Deklaratës së Bolonjës dhe mbi 200 rektorë të universiteteve morën pjesë në marshin akademik të organizuar në nder të kësaj Deklarate, që krijoi një hapësirë të përbashkët evropiane të arsimit të lartë.
Konferenca i zhvilloi punimet në disa sesione paralele, ku u prezantuan arritjet dhe sfidat përgjatë këtyre 20 viteve, me të cilat janë përballur universitetet, përfshirë këtu dimensionin shoqëror të arsimit të lartë, vlerat akademike dhe qytetare në shoqëritë në ndryshim, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rolin e arsimit të lartë, etj.
Universiteti i Tetovës mori pjesë me një delegacion i cili përbëhej nga Doc. Dr. Shefik Shehu- përgjegjës i Zyrës së projekteve, Doc. Dr. Kushtrim Ahmeti – koordinator universitar për SETK, Doc. Dr. Agon Memeti-përgjegjës i Zyrës për shkencë dhe inovacione dhe Mr. Sc. Vjollca Memishi-Fejza nga Zyra për evaluim dhe cilësi.
Gjatë punimeve të konferencës, përfaqësuesit e Universitetit të Tetovës realizuan takime me një numër të konsiderueshëm të personaliteteve të shumta pjesëmarrës në këtë manifestim.
Rektori nikoqir, Prof. Dr. Francesko Ubertini shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit midis dy universiteteve në projekte bilaterale, por edhe në kuadër të iniciativave dhe platformave gjegjëse në kuadër të Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, nga ana e Presidentit të Observatorit të Magna Charta Universitatum, Dr. Sijbolt Noorda u shpreh mirënjohje dhe kënaqësi për kontributin dhe intensifikimin e bashkëpunimit me Universitetin e Tetovës, në vitet e fundit, që kulminoi me organizimin e punëtorisë rajonale në vitin 2015 dhe u shpreh gatishmëri që aktivitete të ngjashme të organizohen edhe gjatë viteve të ardhshme.
Zyra për Informim