Universiteti i Tetovës, i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, më 8 maj 2025, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e Ditës së Evropës. Ngjarja u mbajt në Shkup, nën patronazhin e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, z. Mihalis Rokas.

Pjesëmarrja e UT-së në këtë ceremoni vë në pah angazhimin e vazhdueshëm, për të qenë pjesë aktive e proceseve evropiane dhe promovimit të vlerave të integrimit, bashkëpunimit dhe përparimit akademik ndërkombëtar.

Në kuadër të ceremonisë, Rektori i UT-së zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve arsimore dhe diplomatike, duke theksuar gatishmërinë e Universitetit të Tetovës për thellimin e bashkëpunimit me partnerë evropianë në fusha të ndryshme të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Me këtë rast ai theksoi se universitetet kanë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes edukimit cilësor, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nxitjes së mendimit kritik.

Pjesëmarrja e Rektorit, Prof. Dr. Jusuf Zejneli në këtë ceremoni, dëshmon përkushtimin e UT-së për të qenë pjesë aktive e rrugëtimit evropian dhe për të promovuar vlerat e demokracisë, arsimit cilësor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.