Ato, fillimisht u pritën në takim nga Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili dhe shefi i kabinetit të Rektorit të UT-së, Doc. Dr. Faton Shabani. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Universitetin e Tetovës dhe Utah Valley Universiti, ku prioritet iu dha harmonizimit të programeve studimore bazuar në kërkesat dhe nevojat e tregut të punës dhe se, në të ardhmen të punohet në këtë drejtim, në përpilimin e këtyre programeve që të jenë në hap me zhvillimet teknologjike dhe ekonomike.
Pas këtij takimi, në ambientet e Fakultetit Juridik u mbajt trajnimi i titulluar “Ekipi i Reagimit Emergjent të Komunitetit”, i prezantuar nga profesorë dhe studentë të studimeve master të Utah Valley University, Institute for Emergency Management and Disaster Assistance. Në këtë trajnim morën pjesë edhe profesorë dhe studentë nga Fakulteti Juridik, përkatësisht Programet studimore të Kriminalistikës, Drejtësisë, Shkencave politike dhe gazetarisë.
Gjatë trajnimit, studentët e të dy universiteteve arritën që në mënyrë praktike të ndjekin pjesët e forenzikës, mjekësisë ligjore dhe reagimin në rastet emergjente. Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu vlerësoi se trajnimet e këtij lloji janë në interes të të gjithë studentëve, me qëllim që të njoftohen në mënyrë më të detajuar se si duhet të reagohet në raste emergjente. Ndërsa, Prof. Dr. Ali Musliu i falënderoi profesorët dhe studentët e Utah Valley University për kontributin dhe dëshirën e tyre për t’i ndarë përvojat e tyre personale me studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Tetovës në lidhje me këto ngjarje.
Edhe Profesorët John Fisher dhe Cris Lindquist të Utah Valley University i falënderuan nikoqirët dhe shprehën kënaqësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve. Po ashtu, pritet që në fillim të shtatorit një grup prej pesë studentësh nga Fakultetit Juridik i Universitetit të Tetovës ta vizitojnë Utah Valley University, respektivisht Institute for Emergency Management and Disaster Assistance.
Zyra për Informim