Komunikimi përmes gjuhës së artit dhe forcës së tij, edhe këtë vit i bëri bashkë studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tetovës, në edicionin e njëmbëdhjetë të aktivitetit të përvitshëm artistik. Pika e takimit këtë vit ishte Tirana, ku në ambientet e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tiranës, më 10 dhe 11 qershor 2019 u bë hapja e aktivitetit tradicional kulturor “Ura me tri harqe”.
Përmes këtij emërtimi, “Ura me tri harqe”, nismëtarët e projektit gjetën simbolikën që e mbart në vetvete aktiviteti, si: afirmimin, bashkëpunimin dhe lidhjen e ndërsjellë të kulturës kombëtare përmes arritjeve të artistëve të rinj të të tri qendrave më të mëdha shqiptare.
Me rastin e këtij manifestimi, përpara një audience të gjerë, me prezencën e tyre e respektuan, Rektori i Universitetit të Arteve – Tiranë, Prof. Kastriot Çaushi, Zv/Rektori, Prof. Arian Paço, dekanët dhe profesorët, të cilët e mirëpritën këtë eveniment shumë të rëndësishëm kulturor.
Rektori, Prof. Kastriot Çaushi, mes tjerash theksoi se, përmes kësaj ngjarjeje një piktor nga Tetova mund të shohë një film të xhiruar në Prishtinë, një aktor nga Prishtina të dëgjojë muzikën e violinave nga Tirana dhe muzikantët nga Tirana të shijojnë ngjyra të Tetovës.
Pra, duke pasur parasysh rëndësinë e projektit “Ura me tri harqe” nuk jemi thjesht një spektator brenda këtij procesi, por autor të kësaj mrekullie që quhet art. Andaj, edhe studentët e Fakultetit të Artit të Universitetit të Tetovës, së bashku me dekanin, Prof. Mr. Nafi Jasharin, koordinatoren, Doc. Dr. Jëlldëz Asanin dhe një numër të profesorëve, ofruan një hapësirë bashkëpunimi dhe promovimi të talenteve të rinj përpara artdashësve shqiptarë. Studentët, të vetëdijshëm që për një hapësirë kohore katërvjeçare gjatë studimeve jo vetëm që nxiten, shkëmbejnë përvoja relevante të njohurive dhe profesionalitetit në fushën e artit, gjithashtu krijojnë ura komunikimi dhe përçojnë mesazhin e tyre përpara publikut.
Kalendari i aktiviteteve ngërthente në vetvete fusha të ndryshme artistike, ku fillimisht studentët nga Universiteti i Tetovës u prezantuan me një ekspozitë të pasur në fusha të ndryshme figurative, për të vazhduar më tej me shfaqje skenike dhe filma me metrazh të shkurtër të udhëhequr nga Prof. Mr. Senad Abduli dhe përmbyllje të aktivitetit me një interpretim të shkëlqyer të kuartetit nga klasa kamertale e Prof. Mr. Blerim Grubit.
Të gjithë të pranishmit janë shpresëplotë se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të jetë edhe më i frytshëm në të ardhmen, sepse urat e të sotmes dëshmojnë për hapësirat e së ardhmes.

Zyra për Informim