Një delegacion i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, i kryesuar nga kryetari Nebi Hoxha, sot e vizitoi Universitetin e Tetovës. Me këtë rast, ata zhvilluan një takim miqësor me Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Shefik Shehu, dekanin e Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Raman Ismaili dhe shefin e Kabinetit të Rektorit, Doc. Dr. Faton Shabani.
Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, fillimisht i njoftoi me agjendën e aktiviteteve, të cilat Universiteti ynë i ka realizuar gjatë vitit 2019, me theks të veçantë aktivitetet të cilat janë realizuar gjatë muajit dhjetor për nder të 25 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovë, duke filluar me vizitën dhe ligjëratën e ambasadores së SHBA-së në vendin tonë, Kate Marie Byrnes në Universitetin tonë, shënimin e disa ngjarjeve të rëndësishme, siç janë Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta dhe e të drejtave të njeriut, ekspozita, koncerti dhe shfaqja teatrale e studentëve të Fakultetit të Arteve, turnirin tradicional në futboll të vogël të studentëve të Fakulteti i Kulturës Fizike, inaugurimi i Institutit të gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar dhe promovimi i pullës postare nga Posta e Maqedonisë së Veriut me logon e Universitetit të Tetovës.
Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti tha se aktivitetet qendrore kanë filluar me homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini dhe varri i themeluesit të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, ndërsa janë përmbyllur me organizimin e akademisë solemne kushtuar 25 vjetorit të themelimit, shpalosjen e lapidarit “Flakadani i Kujtesës” dhe përurimin e shtatores së themeluesit dhe Rektorit të parë dhe historik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha e uroi Rektorin e UT-së për shënimin dinjitoz të 25 vjetorit të themelimit të UT-së. Ai tha se ky vit jubilar do të mbetet në kujtesën e të gjithë shqiptarëve për punën e madhe që keni bërë me ngritjen e shtatores së Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit dhe të lapidarit “Flakadani i kujtesës”, duke e nderuar sakrificën ndër vite të të gjitha atyre gjeneratave që u flijuan për kauzën tonë kombëtare. Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për aktivitetet e përbashkëta që janë realizuar deri më tani nga Universiteti i Tetovës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, njëherazi u theksua nevoja që edhe në të ardhmen ta thellojnë bashkëpunimin, duke krijuar strategji dhe mundësi të reja veprimi.

Zyra për Informim