Rektori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 30 dhjetor 2019 e priti në kabinetin e tij biznesmenin Nazif Destani. Z. Destani gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga aktori me renome botërore, vëllai i tij Blerim Destani. Me këtë rast, Nazif Destani gjatë bisedës me rektorin Ameti ndër të tjera i shprehu atij mirënjohje për bashkëpunimin mes Universitetit të Tetovës dhe bizneseve të familjes Destani. “Me lejoni që në emër të familjes sime t’ju falënderoj për bashkëpunimin e frytshëm në projekte të ndryshme që i kemi zhvilluar së bashku ndër vite, ndërsa në mënyrë të veçantë do të doja t’ju falënderoj për pranimin e donacionit, dy veprave artistike, Shtatores së themeluesit dhe Rektorit të parë dhe historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit si dhe lapidarit “Flakadani i Kujtesës”. Me vendimin e Senatit të Universitetit Tuaj për pranimin e këtij donacioni, na e dhatë mundësinë të kontribuojmë në ngritjen e këtyre veprave që e përjetësojnë sakrificën, vuajtjen, rezistencën e kombit tonë për t’i përmbushur objektivat kombëtare në arsim, shkencë dhe kulturë”, theksoi Nazif Destani.
Ndërkaq Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti e falënderoi z. Destani për vizitën që i kushtoi Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”si dhe për kontributin e çmuar që familja Destani ka dhënë që nga koha e themelimit të këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe. “Universiteti ynë është ngritur në këtë nivel falë kontributit të qytetarëve shqiptarë, studentëve dhe intelektualëve tanë, duke mos harruar kontributin e familjes suaj që ka dhënë në mbështetje të plotë të këtij Universiteti si dhe në mbështetje të themeluesit të tij, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, që nga koha e themlimit e gjer më sot. Ditë më parë ne e shënuam 25 vjetorin e themelimit të Universitetit dhe në kuadër të agjendës zyrtare zhvilluam disa aktivitete me karakter arsimor, shkencor, kulturor dhe sportiv, ndërsa agjenda zyrtare kulmoi me përurimin e dy dhuratave të ardhura nga babai juaj, lapidarit “Flakadani i Kujtesës” dhe Shtatores së themeluesit dhe Rektorit të parë dhe historik, Prof. Dr. Fadil Sulejmani. Ndaj sot, gjej rastin që në emër të studentëve, profesorëve dhe gjithë të punësuarve tanë t’i shpreh familjes suaj falënderimet tona për ngritjen e këtyre dy veprave monumentale në kampusin e Universitetit tonë. Këto dy përmendore do të jenë dëshmia më e mirë për rrugën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar kauza jonë për dije, por edhe e përjetësojnë kontributin e jashtëzakonshëm dhe vizionin strategjik të Prof. Dr. Fadil Sulejmanit”, deklaroi Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Gjatë vizitës në UT “Fadil Sulejmani”, Nazif Destani së bashku me Blerim Destanin bënë homazhe para monumenteve të lartpërmendura dhe theksuan se edhe në të ardhmen do të vijojnë ta mbështesin punën dhe veprimtarinë e bujshme të këtij tempulli të dijes.
Zyra për Informim