Për shkak të pandemisë globale COVID-19, kjo konferencë e cila ka qenë e planifikuar për t’u mbajtur në Universitetin Teknik të Gdanjskit të Polonisë, u mbajt onlajn. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Shefik Shehu, pjesëmarrës në këtë konferencë, theksoi se konferenca është ristrukturuar në disa seminare, ndërkaq Asambleja e Përgjithshme është zhvilluar më 16 prill.
Asociacioni Evropian i Universiteteve (EUA) përfaqëson më shumë se 800 universitete dhe Konferenca kombëtare të rektorëve në 48 vende evropiane. EUA luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe në ndikimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe inovacionin. Përmes ndërveprimit të vazhdueshëm me një sërë organizatash të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, EUA siguron që të dëgjohet zëri i pavarur i universiteteve evropiane.
Zyra për Informim