Më datë 6 maj 2020, doktorante Mr. Sc. Adelina Rakaj e mbrojti disertacionin e doktoraturës, me titull: “Të drejtat e të pandehurit në procedurën penale – rasti i Kosovës” dhe e fitoi titullin shkencor Doktor i shkencave juridike në lëmin: Historia e shtetit.
Mbrojtja e disertacionit u realizua përmes platformës online Google Meet, duke u bazuar në neni 3 të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsim të lartë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 76, e datës 24.03.2020), ndërsa të gjithë të interesuarve iu mundësua ndjekja, me paraqitje paraprake në adresën elektronike: doktoratura@unite.edu.mk.
Komisioni për mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës, në përbërje: Prof. Dr. Afrim Osmani – kryetar, Prof. Dr. Qebir Avziu–anëtar, Prof. Dr. Arta Bilalli-anëtare, Prof. Dr. Jusuf Zejneli-anëtar, Prof. Dr. Ismail Zendeli dhe mentori Prof. Dr. Fatmire Lumani, e vlerësuan lartë disertacionin dhe punën kërkimore-shkencore të kandidates gjatë studimeve të doktoraturës.
Adelina Rakaj u lind në Prizren, më 4. 10.1987, studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës i ka përfunduar me sukses të lartë, në vitin 2009, ku edhe ka marrë çmimin studente e dalluar nga Universiteti i Prishtinës. Studimet pasuniversitare master i regjistroi në vitin 2009, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në maj të vitit 2012 e mbrojti me sukses tezën e masterit dhe mori gradën shkencore “Master i shkencave juridike-penale”.
Në tetor të vitit 2015, Adelina Rakaj filloi punën si asistente e angazhuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, në lëndët juridike – penale, ku vazhdon edhe sot.
Ka qenë asistente edhe në universitete të tjera publike dhe kolegje private në Kosovë dhe ka të publikuar punime shkencore nga fusha penale dhe e procedurës penale, në revista vendore dhe ndërkombëtare.

Zyra për Informim