Dje (27.09.2021) dhe sot (28.09.2021), në Universitetin e Tetovës, u zhvillua afati i tretë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022. Vendet e lira që kanë mbetur nga afati i parë dhe i dytë, në të gjitha njësitë akademike, Universiteti ynë synon që t’i plotësojë përmes këtij afati. Të gjithë studentët të cilët nuk kanë aplikuar në afatin e parë dhe të dytë, e kanë pasur edhe një mundësi për të aplikuar.
Sipas komisionit për regjistrimin e studentëve në UT, me realizimin e dy afateve të para, përfshirë edhe këtë të fundit që u realizua më 27 dhe 28 shtator, pritet që të përmbushen pritshmëritë e Universitetit të Tetovës për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin e ri akademik.