U.D. Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Reshat Qahili bashkë me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Dr. Shefik Shehu dhe profesorin e Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Faton Shabani e pritën në një takim miqësor profesorin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Prof. Dr. Jim Lofton.
Me këtë rast U.D. Rektori Prof. Dr. Reshat Qahili e falënderoi profesorin për përzgjedhjen e tij që ka bërë për të qenë pjesë e stafit akademik të UT-së për një vit në kuadër të programit Fullbright. Po ashtu ai tha se Universiteti i Tetovës i është shumë falënderues qeverisë amerikane dhe universiteteve publike atje për mbështetjen e vazhdueshme dhe mundësitë e bashkëpunimit që i japin UT-së përmes programit Fullbright.
Në fund të këtij takimi Rektori i UT-së U.D. Prof. Dr. Reshat Qahili i shprehu mirënjohje profesorit Jim Lofton për punën e tij që po bën me studentët e Fakultetit Juridik duke ndarë me ta eksperiencat e tij profesionale mbi drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, pasi që profesori në këtë lëmë ka përvojë pune rreth 27 vjet.