Të nderuar miq,
me hidhërim të thellë e morëm lajmin e ndarjes nga jeta të ish – sekretares të SHBA-ve, mikes së kombit tonë, diplomates së njohur Znj. Madeleine Albright.
Angazhimi dhe kontributi i saj diplomatik ka qenë thelbësor në rrugën e vështirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Bashkë me ngushëllimet drejtuar familjes Albright, administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadës së tyre në vendin tonë, në emër të Universitetit të Tetovës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e pakufishme për Znj. Madeleine, e cila gjatë punës si diplomate u angazhua në promovimin e paqes në rajonin tonë, forcimin e institucioneve shtetërore dhe orientimin e tyre drejt integrimeve euro-atlantike.
I paharruar qoftë kujtimi për miken e madhe të kombit shqiptar, Znj. Madeleine Albright.
U prehtë në paqe!
Prof. Dr. Reshat Qahili
Rektor i Universitetit të Tetovës