Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti fillimisht e vlerësoi shumë kontributin e dhënë nga Universiteti i Tiranës për zhvillimin e Universitetit të Tetovës që nga themelimi.
Në takim u diskutua thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat, si: projektet e përbashkëta, shkëmbimi i stafit akademik dhe studenteve dhe hulumtimi shkencor.
Theks i veçantë iu kushtua jetësimit të idesë së Asosiacionit të Universiteteve Publike Shqipfolëse, me pika konkrete bashkëpunimi dhe zhvillimi.