Kjo marrëveshje, e cila ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor u nënshkrua nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Izet Zeqiri.
Dy universitetet do të angazhohen për bashkëpunim shkencor dhe arsimor në realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe pilot projekte; shkëmbim të stafit hulumtues dhe të mësimdhënësve; shkëmbim të studentëve; organizim të seminareve, konferencave, punëtorive të përbashkëta; shkëmbim të botimeve shkencore dhe materialeve të tjera për qëllime kërkimi dhe arsimimi.
Po ashtu, janë parashikuar edhe vizita afatshkurtra të anëtarëve të stafit të lartë për konsultime, leksione dhe planifikim të projekteve; vizita afatgjata nga stafi hulumtues dhe teknik për trajnime, studime pasuniversitare ose pjesëmarrje në projekte të përbashkëta kërkimore; shkëmbimin e studentëve deridiplomikë dhe pasdiplomikë për trajnim praktik dhe pjesëmarrje në programet ndërkombëtare; nxitjen e kontakteve me shkencëtarë të shquar nga qendrat e tjera akademike në vendet përkatëse; nxitjen e kontakteve të përbashkëta me shkencëtarët në vendet e treta për të marrë pjesë në projekte ndërkombëtare në shkallë të gjerë, si dhe mbështetje reciproke në planifikimin dhe implementimin e vizitave në vendet përkatëse.
Zyra për informim