Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” i shpalli fituesit për vitin 2023 për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit njerëzor dhe veprimtarinë shoqërore me interes publik në Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fushën e edukimit dhe arsimit, çmimi i është ndarë Prof. Dr. Rabije Muratit, profesoreshë ordinare në Fakultetin Pedagogjik në Universitetin e Tetovës.
Çmimi i lartpërmendur, profesoreshës së UT-së i është ndarë më 8 dhjetor 2023, në sallën e kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas pranimit të çmimit, Prof. Dr. Rabije Murati është shprehur se, çdo e arritur profesionale vjen si rrjedhojë e punës së palodhshme dhe kontributit shumëvjeçar.
Me këtë rast, ajo ka shprehur falënderim dhe mirënjohjen për familjarët e saj, që i ka pasur dhe i ka mbështetës dhe inkurajues në punën hulumtuese, për mbështetjen, përkrahjen, durimin që kanë treguar dhe vazhdojnë ta bëjnë akoma gjatë rrugëtimit të saj arsimor- shkencor.
Zyra për informim