Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, sot në Prishtinë i dhuroi logon e vitit jubilar familjes së themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së Prof. Dr. Fadil Sulejmani, si shenjë mirënjohjeje dhe nderimi të thellë ndaj gjithë kontributit të dhënë për ngritjen e kësaj kështjelle të dritës, dijes, emancipimit, e të realizimit të ëndrrës të kahmotshme të shqiptarëve, të shkollimit në gjuhën amtare.
Emri i Prof. Dr. Fadil Sulejmanit – rektorit historik, është i lidhur ngushtë me emrin e Universitetit të Tetovës, ka qene dhe do të jetë pikë referimi dhe frymëzimi në çdo ditë dhe për çdo vit të dedikuar në përkushtimin për dije.