Në kuadër të takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, e takoi Prorektoren Prof. Dr. Laurie Elish-Piper, përfaqësuesit e zyrës për shërbime këshilluese dhe konsultative Jennifer Kestner dhe Angela Kaminski, si dhe përfaqësuesit e Bibliotekës së North Ilinois University.
Në këto takime zyrtare u mbështetën propozimet për organizimin e programeve të përbashkëta studimore, shkëmbimin e stafit akademik, administrativ dhe studentëve, realizimin e përbashkët të projekteve shkencore, organizimin e konferencave shkencore, paneleve të diskutimit, botimin e punimeve në revistat shkencore ndërkombëtare, shkëmbimin e përvojave gjatë realizimit të shërbimeve studentore, shfrytëzimin e bibliotekave përkatëse dhe të ngjashme.
Universiteti i Tetovës dhe North Ilinois University nga Çikagoja-SHBA, ka vite që bashkëpunojnë midis tyre jo vetëm në projektet me karakter arsimor-shkencor, por kanë realizuar edhe aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.