Me ndeshjet në ping-pong, më 23 shtator 2024, në hapësirat e Europe House në Tetovë, filloi Java Evropiane e Sportit. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarjeje, ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Kryetari i Parlamentit Studentor, Ladon Murseli dhe një numër i konsiderueshëm studentësh.
Ky aktivitet që mbahet prej 23 – 30 shtator 2024, organizohet nga Universiteti i Tetovës dhe Europe House në Tetovë, synon të promovojë rëndësinë e të pasurit të një stili jetese aktive dhe të shëndetshme duke nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitete sportive, si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor.
Universiteti i Tetovës ka një rol të rëndësishëm në formimin profesional të të rinjve, ndërsa Europe House promovon vlerat dhe programet evropiane që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të angazhuar.