Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, ka filluar zbatimin e Projektit të Transformimit të Gjelbër, të përgatitur me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe koordinatorin për Transformimin e Gjelbër të Universitetit Çanakkale, Onsekiz Mart.

Ky projekt synon të ofrojë trajnime për transformimin e gjelbër në një hapësirë të gjerë nga Ballkani dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm. Një nga objektivat e projektit është inkurajimi i mundësive të barabarta në qasjen e proceseve të transformimit të gjelbër, i cili parashikohet t’u mundësojë të rinjve nga vende të ndryshme të trajnohen në fushën e transformimit të gjelbër dhe të punësohen.

Po ashtu, projekti synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve, të zgjerojë mundësitë e punësimit në sektorë kritikë për zhvillimin e qëndrueshëm, duke kontribuar njëkohësisht në parimet e qëndrueshmërisë mjedisore, sociale dhe ekonomike.

Presidenti i TİKA-s Serkan Kayalar dhe Rektori i Universitetit të Çanakkale Onsekiz Mart Prof. Dr. R.Cüneyt Erenoğlu janë koordinatorë të Transformimit të Gjelbër ndërsa projekti realizohet nën drejtimin e Dr. Dilvin İpek dhe Recep Çetinkaya nga TIKA dhe Assoc Dr. Didem Saygın, Dr. Tuğçe Yıldız, Dr. Savaş Gürdal dhe. Dr. Kadir Yılmaz nga Universiteti i Çanakalasë, ndërkaq Prof. Dr. Erhan Sulejmani është koordinator nga Universiteti i Tetovës. Trajnimet, të cilat kanë filluar në Maqedoninë e Veriut, pritet të vazhdojnë edhe në vende të tjera në të ardhmen.

Përfaqësuesit e Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Çanakalasë shprehën kënaqësinë e tyre që e drejtojnë këtë  projekt të vlefshëm i cili do të kontribuojë për një të ardhme të qëndrueshme.