Sindikata e punonjësve të Universitetit të Tetovës me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2024 në ambientet e Universitetit të Tetovës shtroi koktel festiv për të gjithë të punësuarit e universitetit tonë.
Në këtë organizim festiv morën pjesë drejtuesit e universitetit, stafi akademik, stafi administrativ dhe stafi teknik. Me këtë rast Kryetari i Sindikatës së Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Shefket Dehari në fjalën e tij përshëndetëse i falënderoi gjithë të pranishmit duke i përgëzuar për sukseset që kanë shënuar gjatë këtij viti dhe njëherit uroi që Viti i Ri 2025 të jetë edhe më i frytshëm dhe plot suksese të reja për universitetin tonë.
Ai po ashtu, në pika të shkurtra u fokusua edhe te punët dhe sukseset që ka shënuar Sindikata deri më tani si dhe planet dhe projektet që pritet t’i realizojë në të ardhmen.