Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dhe Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kenan Ferati, më 19 shkurt 2025, morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së bursave të organizuar nga Fondacioni “Albiz” në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje e cila u mbajt në një ambient solemn, shënoi mbështetjen e vazhdueshme të Fondacionit “Albiz” për studentët ekselentë, duke synuar të ndihmojë të rinjtë në përparimin e tyre akademik dhe profesional. Përveç drejtuesve të Fondacionit “Albiz” dhe përfaqësuesve të bizneseve, të pranishëm ishin edhe shumë personalitete të tjera të jetës publike akademike, intelektuale dhe shoqërore si dhe familjarë të studentëve bursistë.

Nga folësit në këtë eveniment ndër të tjera u theksua se bashkëpunimi midis institucioneve arsimore, bizneseve dhe organizatave filantropike mbetet një hap i rëndësishëm për fuqizimin e studentëve dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

Universiteti i Tetovës me pjesëmarrjen e Rektorit Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Kryetarit të Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni “Albiz” dëshmon edhe një herë bashkëpunimin e mirë që ka krijuar me institucionet, organizatat dhe kompani të ndryshme me qëllim mbështetjen e studentëve gjatë rrugëtimit të tyre profesional dhe formësimit akademik.