Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet
KONKURS
për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në thirrje mësimore-shkencore dhe në thirrje mësimore-shkencore për lëndët profesionale artistike në Universitetin e Tetovës
Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në thirrje mësimore-shkencore dhe në thirrje mësimore-shkencore për lëndët profesionale artistike në Universitetin e Tetovës:
FAKULTETI I ARTEVE
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore për lëndët profesionale-artistike në lëmin Artet e shfaqjes skenike (6.04.02.03 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI FILOLOGJIK
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Letërsi shqipe, Tjetër (6.02.02.02, 6.02.02.30 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Gjuhë shqipe, Tjetër (6.02.01.02, 6.02.01.33 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Inxhinieria e komunikacionit dhe projektimit, Tjetër (2.11.03.10, 2.11.03.14 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI EKONOMIK
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Ekonomia (5.02.00.01 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Ekonomia, Tjetër (5.02.00.01, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Marketing, Tjetër (5.02.00.05, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Menaxhment dhe biznes, Tjetër (5.02.00.03, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:
- Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
- Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
- Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
- Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
- Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
- Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
- Biografi e shkurtër;
- Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
- Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
- Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
- Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
- Certifikatë e shtetësisë.
Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore në lëndët profesionale-artistike docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:
- Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
- Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
- Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
- Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
- Biografi e shkurtër;
- Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
- Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
- Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
- Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
- Certifikatë e shtetësisë.
*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore dhe në thirrje mësimore-shkencore për lëndët profesionale artistike, të parapara me nenet 166 dhe 167 të Ligjit për аrsimin e lartë.
*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në
afat prej 8 ditë, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.
Universiteti i Tetovës