Asistenti i Fakultetit të Kulturës Fizike, Mr. Sc. Dardan Dehari, bashkë me tre skijatorë të tjerë të vendit tonë, morën pjesë në kampionatin botëror të skijimit alpik që u mbajt në Are të Suedisë nga 4 – 17 shkurt 2019.
Në këtë garë skijimi, asistenti Mr. Sc. Dardan Dehari, e përfaqësoi reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut, në disiplinat sllallom dhe sllallom i madh. Nga gjithsej 170 skijatorë garues nga e gjithë bota në disiplinën sllallom ai u radhit në vendin e 43-të, ndërsa në disiplinën sllallomi i madh skijatori Dardan Dehari u rëndit në pozitën e 66-të.
Ai në këtë kampionat botëror të skijimit alpik mori pjesë pas 4 viteve ndërprerje, që kishte bërë në këtë sport. “Pjesëmarrja ime në këtë kampionat rezultoi të jetë e suksesshme, sepse nuk kisha pritshmëri për rezultate kaq pozitive. Ka më shumë se 4 vjet që jam tërhequr nga garat në skijim, por në mungesë të skijatorëve në koordinim me përfaqësues të reprezentacionit duhej që ta përfaqësoj vendin në këto gara. Për ne sportistët, pjesëmarrja në kampionate të ndryshme është shumë me rëndësi, sepse përveç karakterit garues takohemi me miq të vjetër, njihemi edhe me miq të rinj nga e gjithë bota. Mendoj se në vendin tonë duhet investuar më shumë në qendrat turistike dimërore, me qëllim zhvillimin e skijimit në të gjitha disiplinat dhe se në të ardhmen të kemi sa më shumë skijatorë, të cilët do korrin rezultate pozitive dhe do shënojnë suksese në arenën ndërkombëtare” – thotë skijatori, Mr. Sc. Dardan Dehari.
Ai po ashtu tha se nga takimet që ka zhvilluar me skijatorë dhe përfaqësues të reprezentacioneve nga vende të ndryshme të botës, rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe promovimit të Universitetit të Tetovës, respektivisht Fakultetit të Kulturës Fizike e në veçanti skijimit dhe disiplinave, të cilat studentët i mësojnë në teori dhe i zbatojnë në praktikë në qendrat turistike të Maqedonisë.