Në prag të vitit akademik 2023/2024, drejtuesit e Parlamentit Studentor të UT-së, në kuadër të aktiviteteve të tyre ishin në vizitë pune te Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Drejtuesit e Parlamentit Studentor u zotuan se do ta përfaqësojnë zërin e studentëve të Universitetit të Tetovës dhe do të promovojnë standardin dhe mirëqenien e tyre. Ata thanë se do të jenë nxitës, që t’i fuqizojnë studentët të jenë pjesëmarrës aktivë në të gjitha aktivitetet të cilat do t’i organizojnë në të ardhmen.
Në këtë takim, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli i inkurajoi studentët që të vazhdojnë me aktivitetet studentore, duke organizuar aktivitete të ndryshme. Ai gjithashtu e theksoi faktin që Parlamenti studentor luan një rol vendimtar në nxitjen e angazhimeve të studentëve dhe krijimin e një atmosfere studentore.
Bashkëpunimi mes drejtuesve të Universitetit të Tetovës dhe Parlamentit Studentor në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta do të jetë prioritet i të dyja palëve.
Zyra për informim