Me rastin e kësaj dite të shënuar kam nder dhe kënaqësi, t’ua përcjell urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e tyre, festën e 8 Marsit, Ditën ndërkombëtare të gruas.
T’u shprehim nderimin dhe mirënjohjen e pakufishme nënave dhe motrave tona për kontributin e dhënë në të gjitha fushat e jetës.
Duke ua uruar festën, shpreh besimin e plotë se kontributi intelektual e jetësor i femrës, veçanërisht i gruas shqiptare, mbetet një përbërës i rëndësishëm për vendin tonë dhe përmbushjes së aspiratës evropiane.
Me respekt,
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektori i Universitetit të Tetovës