//Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas

2019-03-09T11:15:58+00:00 Mars 08, 2019|

Me rastin e kësaj dite të shënuar, kam nder dhe kënaqësi t’ua përcjell urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e tyre, festën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Gratë kanë bërë një rrugë të mundimshme në këtë botë për t’i fituar të drejtat. 8 Marsi shënohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, por sigurisht nuk kemi nevojë që vetëm një ditë t’i kujtojmë përpjekjet e tyre, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi.
Është e rëndësishme të kujtohen angazhimet e gjeneratave të kaluara për ta fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri dhe kjo është pikërisht rëndësia që ka shënimi i kësaj dite.
Duke ua uruar festën, ndajmë bindjen e plotë se faktorizimi i femrës shqiptare, mbetet detyrë e përbashkët dhe kriter që duhet përmbushur në rrugëtimin tonë euro – atlantik.
Me respekt,
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektori i Universitetit të Tetovës