Në emër të stafit akademik, studentëve dhe të punësuarve të tjerë në Universitetin e Tetovës dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj festën e Krishtlindjeve.
Festat janë një moment i mirë për të reflektuar ndaj njëri –tjetrit, sidomos këtë vit kur bota përballet me pandeminë Covid -19.
Në këtë festë, bashkë me urimet, le të angazhohemi të gjithë për forcimin e mirëkuptimit, paqes e lumturisë, si dhe për kultivimin e besimit dhe respektit të ndërsjellë.
Urojmë që festat e radhës t’i shënojmë në kushte normale dhe të rikthehemi sa më parë në magjinë e tyre festive.
Gëzuar festën e Krishtlindjeve!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës