Në Universitetin e Tetovës u organizua një manifestim ku u shënua 10 vjetori i Grupit Shkencor në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, i cili funksionon në kuadër të Parlamentit Studentor. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Kastriot Haxhirexha, ish- profesori i Fiziologjisë, Doc. Dr. Faredin Xhelili, koordinatorja e Grupit Shkencor, Doc. Dr. Arbëresha Ferati, kryetarja e Parlamentit Studentor, Eliesa Zhaku, profesorë, studentë dhe aktivistë të Grupit Shkencor.
Dekani i FSHM-së, Prof. Dr. Kastriot Haxhirexha u shpreh se, pikërisht aktivistët e dikurshëm në Grupin Shkencor, sot janë bërë profesorë dhe mjekë të shkëlqyeshëm, andaj grupet e tilla janë gjithnjë të mirëseardhura pasi i kontribuojnë shoqërisë. “Gjatë këtyre dhjetë viteve, ky grup ka punuar, është përpjekur, që të jetë aktiv dhe përmes aktiviteteve të ndryshme, t’i jep një frymë paksa më ndryshe Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë. Çdoherë kur përmendet fjala shkencë, neve na duket diçka shumë e madhe, sepse edhe është e madhe, pasi vetë fjala shkencë do të thotë dituri dhe njohuri. Shkenca e mjekësisë është e vetmja që mbështillet me aureolën e misterit. Investimet më të mëdha që do të bëhen në këtë shekull në shkencën e mjekësisë janë pikërisht për të zbuluar, për të hequr vellon e misteriozes rreth asaj që quhet shpirt”, tha mes tjerash dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Kastriot Haxhirexha.
Ndërkaq, koordinatorja e Grupit Shkencor, Doc. Dr. Arbëresha Ferati theksoi se ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e pandërprerë të menaxhmentit të FSHM-së, të udhëhequr nga dekani dhe të gjithë pedagogët, si dhe përkrahjen e fuqishme nga strukturat udhëheqëse me në krye Rektorin e UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, të cilët bashkë me Zyrën për shkencë dhe inovacion mundësuan që të realizohet çdo iniciativë e marrë nga ana e studentëve. “Unë iu bashkëngjita Grupit Shkencor para pesë viteve dhe që atëherë, së bashku kaluam nëpër shumë projekte, shumë manifestime, shumë punë, shënuam shumë data të rëndësishme sipas kalendarit të OBSH-së, tejkaluam me sukses shumë sfida, por ajo që dua të vë theksin është se unë te ju gjeta shumë entuziazëm, prandaj është kënaqësi dhe privilegj që ta koordinoj këtë subjekt për kaq kohë dhe të punoj me studentë ekselentë siç jeni ju. Kuptohet, e gjithë kjo punë nuk do të ishte e mundur pa suportin e madh të menaxhmentit të FSHM-së të udhëhequr nga dekani dhe pedagogët e FSHM-së dhe suportin e fuqishëm të strukturave udhëheqëse të UT-së, me në krye Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti, të cilët bashkë me Zyrën për shkencë dhe inovacion na përkrahën dhe na ndihmuan të realizojmë çdo ide tuajën”, deklaroi, Doc. Dr. Arbëresha Ferati.
Këtë manifestim e përshëndeti edhe prorektori për Shkencë, Prof. Dr Hazir Pollozhani, i cili u shpreh se aktivistët e këtij Grupi Shkencor paraqesin kreativitetin dhe inovativitetin e tyre, duke marrë përgjegjësi prej fazave të para, të shkollimit dhe studimit të tyre e deri më sot, duke shpresuar se ky sukses do të marrë përmasa ndërkombëtare.
Referatin e Grupit Shkencor e lexoi anëtarja shkencor, Diedona Murtishi, ku preku momente kyçe të aktiviteteve që janë realizuar nga ky grup nga themelimi e deri më sot.
Në fund të manifestimit, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Kastrioit Haxhirexha u ndau pllaketa ideatorit të kësaj nisme, Doc. Dr. Faredin Xhelilit, ish -profesor i Fiziologjisë, si dhe koordinatores, Doc. Dr. Arbëresha Feratit.
Manifestimi u përmbyll me ndarjen e certifikatave për të gjithë aktivistët, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre që Grupi Shkencor, të vijojë ecurinë pozitive duke shpresuar se e ardhmja do të jetë akoma më e suksesshme.

Zyra për Informim