M.Sc. Menaxhimi dhe Inxhinierimi në Inxhinieri Strukturore dhe Menaxhimi i Rrezikut të Objekteve Industriale (MME-CONSTRUCT) në gjuhën angleze, është program ndërkombëtar, që u ofron studentëve një mjedis ndërkulturor për trajnim në fushën e inxhinierisë strukturore dhe menaxhimin e rrezikut të objekteve industriale.Të diplomuarit e pajisur me ekspertizën e duhur për të kuptuar artin e menaxhimit, si dhe kompleksitetin e inxhinierisë strukturore, kërkohen gjithnjë e më shumë. Si rrjedhim, për të vazhduar me kërkesat e industrisë, ky kurs është hartuar si një program ndërdisiplinor që përfshin jo vetëm aspektet teknike, por edhe socio-ekonomike të inxhinierisë civile. Si një inxhinier profesionist i kualifikuar me aftësi menaxhimi, ju do të jeni në gjendje të përmbushni sfidat e industrisë së sotme globale.
STRUKTURA E PROGRAMIT
M.Sc. MME-CONSTRUCT përbëhet nga dy semestra të leksioneve, ushtrimeve dhe kurseve praktike në inxhinieri strukturore të objekteve industriale në Universitetin RWTH Aachen dhe shoqërohet me një trajnim menaxhimi prej tetëmbëdhjetë javësh në Shkollën e Menaxhimit të Mastrihtit (MSM) në Holandë. Semestri i katërt përbën tezën e masterit, e cila mund të shkruhet ose në RWTH ose MSM.
Për të aplikuar për bursat MME-CONSTRUCT për Maqedoni, ju duhet të dërgoni me email dokumentet e mëposhtme në: MME-CONSTRUCT@Academy.rwth-aachen.de:
- Fletëparaqitje të kompletuar “Bursa MME-CONSTRUCT për Maqedoninë”;
- Letra e motivimit (duhet të specifikoni motivimin tuaj të aplikimit për këtë bursë, kursin e dëshiruar të studimit dhe RWTH Aachen. Sigurohuni që të përmendni edhe qëllimet tuaja të ardhshme të karrierës.);
- Certifikatë ku deklarohet që aplikanti është në mesin e më të mirëve të 15% të diplomuarve bachelor të vitit të tyre.
Studentët janë të mirëpritur të aplikojnë për semestrin dimëror 2018/2019.
Afati i fundit për aplikim është: 01.03.2018.
Më shumë informacione mund të merrni në faqen zyrtare: https://www.academy.rwth-aachen.de// ose të drejtoheni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.