Secili student aktiv ose i diplomuar mund të aplikojë për pozitën përkatëse.Në cilat pozita mund të aplikoni?
- Administrator i sistemit – https://www.mkhost.com.mk/career/support
- Zhvillues i PHP-së – https://www.mkhost.com.mk/career/sales
- Agjent për mbështetje dhe shitje – https://www.mkhost.com.mk/career/sales
- Menaxher për marketing – https://www.mkhost.com.mk/career/marketing
Më shumë detaje dhe informacione për secilën prej pozitave mund të gjeni në linqet përkatëse.
Çfarë nënkupton të qenit pjesë e ekipit MKhost?
Puna në MKhost realizohet në një mjedis miqësor, dinamik dhe të organizuar në ekip, me mundësi për avancimin personal dhe profesional.
Informata shtesë
Orari i punës në MKhost është nga e hëna deri të premten, nga ora 08:30 deri në ora 16:30. Puna praktike është në kohëzgjatje prej 2 muajsh, për të cilën praktikanti merr një pagesë mujore prej 6000 denarësh.
Zgjedhja e datës së fillimit të punës praktikës varet nga lidhja e marrëveshjes midis MKHost dhe praktikantit. Pas përfundimit të periudhës së praktikës, ekziston mundësia për punësim.
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj me shënimin në titull për pozitën përkatëse në: jobs@mkhost.com.mk
Afati i fundit për aplikim: 10.05.2018.
Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.