Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) shpall thirrje për aplikim për 18 bursa të plota, në Akademinë Evropiane të Inovacionit (AEI), – program veror lider në botë për sipërmarrësi, dedikuar profesionistëve të rinj, studentëve, të diplomuarve dhe sipërmarrësve të rinj.Nga 8 deri më 27 korrik, në Torino, kandidatët e përzgjedhur nga Ballkani Perëndimor do të kyçen në një ekosistem shumëkulturor me profesionistë dhe mentorë nga institucione me renome botërore, përfshirë drejtues biznesesh nga Amerika, Evropa dhe Azia, me qëllimin për të shpërfaqur talentin dhe për të sjellë ndryshime në shoqëri.

Sponsorizuar nga Kryesia Italiane e OSBE-së 2018, në kuadrin e projektit YDEAS (Programues dhe sipërmarrës të rinj për avancimin e bizneseve të reja Start-up, në Ballkanin Perëndimor), që menaxhohet nga Zyra e Koordinatorit për Aktivitetet Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së (OCEEA), bursat do të mbështeten nga rrjeti i misioneve në terren të OSBE-së, si dhe nga degët vendore të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Nga 3 maj deri më 4 qershor 2018 (24:00 CET), kandidatët nga Ballkani Perëndimor mund të dërgojnë Aplikimet e tyre tek Akademia Evropiane e Inovacionit KËTU, duke shënuar titullin e bursës “Programi i bursave të OSBE-së”.

Gjysma e bursave janë të rezervuara për kandidatet e gjinisë femërore.

Bursa përfshin program 15 ditor, këshillime, sesione me ekspertë, mjete, 6 kredi ECTS, udhëtimi dhe akomodim.

Kjo nismë pilot paraqet komponentë përbërëse të angazhimit të Zyrës së Koordinatorit të OBSE-së për aktivitete ekonomike dhe aktivitetet për mbrojtje të mjedisit (OCEEA) në fushën e zhvillimit të kapitalit njerëzor, në përputhje me prioritetet e Kryesisë Italiane të OSBE-së për vitin 2018.

Për informacione më të hollësishme mund të drejtoheni në misionin më të afërt të OSBE-së, në zyrën vendore të РКМС/RYCO-së, ose të dërgoni e-mail në YDEAS@osce.org.