Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet
KONKURS
për zgjedhje në thirrje të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës
Shpallet Konkurs për zgjedhje në thirrje të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës:
FAKULTETI PEDAGOGJIK
- Një asistent në lëmin Edukim special dhe rehabilitim (5.03.00.10 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
Kushtet për thirrjen e bashkëpunëtorit:
- Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
- Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
- Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
- Biografi e shkurtër (CV);
- Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
- Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
- Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
- Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
- Certifikatë e shtetësisë.
*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje të bashkëpunëtorit, të parapara me nenin 170 të Ligjit për аrsimin e lartë.
*Orari i punës së bashkëpunëtorit është përcaktuar në përputhje me aktet e Universitetit.
*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në
afat prej 8 ditë, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.
Universiteti i Tetovës