Në bazë të nenit 97 paragrafi (3) të Ligjit për arsimin e lartë (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 82/18 dhe 178/21) dhe nenit 99 paragrafi (3) të Statutit të Universitetit të Tetovës si dhe Vendimit të Senatit të Universitetit të Tetovës, nga seanca e mbajtur më 29.05.2023 shpallet

KONKURS PUBLIK

për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës për periudhën kohore 2023-2026

 

I. Kriteret e detyrueshme për zgjedhjen e rektorit janë:
1) Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2) Të jetë nga radhët e profesorëve të rregullt (ordinar).

II. Kandidatët për zgjedhjen e rektorit dorëzojnë një APLIKIM, i cili duhet të përmbajë këto dokumente:
– programi i punës për një periudhë trevjeçare;
– të dhënat biografike me kompetencat për realizimin e detyrës së rektorit;
– vendimi për zgjedhjen në thirrjen profesor ordinar;
– certifikata e shtetësisë;
– vërtetimi nga organi kompetent për mosdënim;
– të dhënat e kontaktit: e-mail adresa dhe numri i telefonit.
III. Aplikimi nga pika II. dorëzohet në komisionin universitar të zgjedhjeve, përkatësisht:
– në origjinal ose kopje e origjinalit e vërtetuar nga noteri e dorëzuar personalisht përmes Arkivit në Rektoratin e Universitetit të Tetovës në adresën: rr. e Ilindenit pa nr., 1200, Tetovë, Rektorati i Universitetit të Tetovës, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në 16:30, me shënimin “për konkursin publik për zgjedhjen e rektorit për periudhën kohore 2023-2026”.
– në formë elektronike në e-mail adresën: kuz@unite.edu.mk, jo më vonë se mesnata e ditës së fundit të përcaktuar në afatin e këtij konkursi.
Nëse kandidati ka nënshkrime elektronike të lëshuara nga botues të autorizuar për nënshkrime elektronike, dokumentet mund të nënshkruhen me nënshkrim elektronik, në të kundërtën ai dorëzon dokumentacion të skanuar të nënshkruar me nënshkrimin e tij.
IV. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është 07.06.2023.
V. Për ata kandidatë që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë në përputhje me këtë konkurs për zgjedhjen e rektorit, komisioni universitar i zgjedhjeve merr vendim për refuzim dhe i njëjti u dërgohet kandidatëve të refuzuar.

Universiteti i Tetovës

Dokumentin në formatin .pdf shkarkoni këtu.

Dokumente të rëndësishme:

Programet e kandidatëve për rektor:

Vendimi dhe Procesverbali