Në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, më 4 mars 2024, u bë përurimi i Laboratorit të Farmacisë. Ky laborator është donacion i kompanisë farmaceutike “Rifam” me pronar, Mr. Ph. Samir Rizvançe dhe Mr. Ph. Ural Agai-përgjegjës i kësaj kompanie të njohur në vendin tonë dhe më gjerë.
Doc. Dr. Arijeta Shabani, përgjegjëse e Programit studimor të Farmacisë, pas pranim-dorëzimit të laboratorit, theksoi se qëllimi kryesor i këtij investimi është të kontribuohet në hulumtime shkencore, duke ua përmirësuar kushtet punonjësve shkencorë dhe studentëve, gjithnjë duke u bazuar në faktin se pjesa praktike është shumë e rëndësishme.
Në këtë përurim morën pjesë Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Alit Ibraimi, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Nevzat Elezi, profesorë dhe studentë të kësaj njësie akademike.