Përfaqësues të “Gazetës zyrtare” të Maqedonisë së Veriut, para studentëve të Fakultetit Juridik, sot i prezantuan shërbimet publike që i ofron ky institucion shtetëror. Sipas përfaqësuesve të saj, prioriteti i “Gazetës zyrtare” është që të jetë më afër publikut, të organizojë legjislacionin kombëtar, aplikimin e tij, të informojë dhe edukojë qytetarët e vendit tonë.
Përfaqësuesja e NP “Gazeta zyrtare” e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jasna Sazdovska, gjatë prezantimit, rëndësi të veçantë i kushtoi sistemit elektronik të kësaj gazete. Sipas saj, sistemi elektronik mundëson që në mënyrë më të mirë, më të shpejtë dhe më efikase t’i gjejmë ligjet dhe aktet nënligjore të cilat publikohen në Buletinin zyrtar. Ajo theksoi se baza e të dhënave e “Gazetës zyrtare” posedon mbi 30 mijë rregullore dhe është baza e vetme e rregulloreve nga viti 1945 e deri më sot.
Qasja në këtë bazë është me pagesë dhe për një person për një vit shfrytëzim të shërbimeve të saj, kushton 15.500 denarë, për dy deri në pesë persona, 13.500 denarë, si dhe për gjashtë deri në pesëmbëdhjetë persona, 11.500 denarë.
Për të mësuar më shumë për shërbimet që ofron, veprimtarinë e përgjithshme, bashkëpunimin me institucionet nga vendi dhe më gjerë dhe një mori informacionesh të tjera, mund të klikoni në Ueb faqen zyrtare të kësaj ndërmarrjeje publike: www.slvesnik.com.mk .Zyra për Informim