Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, më 14. 4. 2018, në Komunën e Preshevës e organizuan Konferencën shkencore ndërkombëtare, me temë: “Perspektivat bashkëkohore të punës arsimore”. Në hapjen solemne të konferencës, organizatorët theksuan se sistemi arsimor dhe funksionimi i tij ndeshen me probleme dhe sfida të shumta, dhe sipas tyre, tubimet e kësaj natyre, me idetë, pikëpamjet dhe mendimet alternative, japin kontribut të çmuar për zgjidhjen e problemeve dhe avancimin e studimeve shkencore dhe të veprimtarisë arsimore.
Fillimin e punimeve të konferencës e përshëndeti Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili u shpreh se, në përputhje me qëllimin e konferencës, kemi mundësi që të parashtrojmë kërkime dhe qasje më të pranueshme pedagogjike – didaktike, t’i shqyrtojmë dimensionet dhe metodat e ndryshme të punës arsimore, dhe shprehu bindjen se do të ofrohen zgjidhje për problematikën e procesit edukativ – arsimor.
“Me zhvillimin e shkencës në tërësi dhe zhvillimin e pikëpamjeve pedagogjike, çdo ditë e më shumë pasurohet edhe teoria dhe praktika pedagogjike, vazhdimisht ndryshohen dhe modernizohen format organizative të punës mësimore – edukative me qëllim të intensifikimit të procesit të mësimit. Në shoqëritë demokratike, në ekonominë e tregut, me qarkullim të lirë të kapitalit dhe ideve njerëzore, krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, të cilat njëherazi bëhen pjesë përbërëse e progresit shoqëror. Shkenca dhe teknologjia, të çliruara nga ndikimet shoqërore, e shpejtojnë procesin e përparimit të punës, zmadhojnë efektin e saj dhe bazën materiale në tërësi. Prandaj, nga ky këndvështrim, edukimi kontribuon dukshëm në forcimin e personalitetit të njeriut dhe shoqërisë në tërësi. Zbatimi dhe shfrytëzimi i teknologjisë bashkëkohore, tashmë është imperativ pedagogjik, meqë shkencërisht është verifikuar se efikasiteti më i madh në procesin mësimor dhe kërkimet shkencore arrihet vetëm nëse përdoren mjetet dhe teknologjitë bashkëkohore të komunikimit”, deklaroi Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ai, po ashtu nënvizoi se arsimi dhe shkolla bashkëkohore nuk mund të reformohen dhe modernizohen pa zbatimin e teknologjive bashkëkohore.
“Procesi i hovshëm i globalizimit është një mundësi dhe thirrje për bashkëpunim mes kombeve, grupeve të caktuara, elitave intelektuale, që me idetë, mendimin e lirë dhe dijen e tyre të japin kontribut në më shumë sfera të jetës, në arsim, shkencë dhe kulturë”, tha në fjalën e tij Rektori i UT-së.
Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit, Prof. Dr. Suad Beqiroviç tha se konferenca e sotme që e organizojmë në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës është një projekt shumë i suksesshëm dhe kjo është një dëshmi e fortë se bashkëpunimi ndëruniversitar në Ballkan është i një rëndësie të veçantë. Sipas tij, arsimimi i lartë duhet të luaj rol jetik në promovimin e paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe krijimit të besimit të ndërsjellë në mes njerëzve dhe popujve. „Nuk ka dyshim se arsimi është motor i zhvillimit të çdo shoqërie dhe mendoj se të gjithë do të pajtohemi se është e patjetërsueshme që edhe mënyra e arsimimit të ndryshoj në bazë të kërkesave shoqërore. Për ne si universitete mjaft e rëndësishme është që ta harmonizojmë ofertën tonë me kërkesën e tregut të punës, pasi në këtë mënyrë do të rrisim punësimin dhe gjithsesi do të ndikojmë në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Ne si institucione akademike nuk guxojmë të jemi të nënshtruar nga nevojat e tregut të punës, kjo pasi ne arsimojmë kuadro për nevojat e një sektori të caktuar. Çka do të ndodhë nëse si sektor në të ardhmen nuk ekziston? Ku do të punojnë të diplomuarit tanë? Studentët tanë nuk duhet dhe nuk mundemi që t’i mësojmë për gjithçka, shumicën e gjërave ato do t’i mësojnë vet, por ne duhet t’i mësojmë për metodologjinë e mendimit kritik, metodologjinë si të vijnë deri te dija, si t’i mësojnë metodat kreative, etj. Për këtë arsye, edhe ne si profesorë dhe institucione duhet të jemi inovativë”, tha Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit, Prof. Dr. Suad Beqiroviç.
Pjesëmarrësit e kësaj konference me fjalë rasti i përshëndetën edhe dekani i Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadbi Osmani dhe dekani i Fakultetit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit, Prof.Dr. Mustafa Fetiç.