Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim dhe Avancim të Jetës Publike organizuan një tribunë me temë “Droga dhe të rinjtë”.
Panelistët e kësaj tribune folën për narkomaninë si fenomen, masat preventive si dhe pasojat shoqëruese të saj mes të cilave është edhe sëmundja AIDS ose HIV, por edhe sëmundjet tjera infektive, të cilat i shoqërojnë personat të cilët abuzojnë me substanca narkotike.
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Kastriot Haxhirexha, potencoi faktin se sot narkomania kudo në botë ka përmasa galopante dhe ne si shoqëri nuk mund të pretendojmë se jemi të anashkaluar nga ky fenomen. Me të drejtë narkomania njihet edhe si epidemia e bardhë. “Ky problem mund të prekë çdo familje, çdo institucion edukativ-arsimor, prandaj përpjekjet për minimizimin apo parandalimin e këtij fenomeni bazohen në dy shtylla kryesore. Njëra shtyllë është ajo edukative – arsimore, ku bëjnë pjesë familja dhe shkollat dhe tjetra është ajo penalizuese, në të cilën bëjnë pjesë organet e rendit dhe gjyqësori” , tha Prof. Dr. Kastriot Haxhirexha.
Ndërsa dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, u shpreh se shoqëria jonë është pak e sensibilizuar për këtë çështje, në krahasim me numrin e përdoruesve të drogës, që është jashtëzakonisht i madh në Komunën e Tetovës dhe të Gostivarit. “Qëllimi i kësaj tribune të sotme që e organizuam ishte që studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme që sot ishin të pranishëm të njoftohen me pasojat e drogës në aspektin shëndetësor dhe atë ligjor. Statistikat e fundit tregojnë të dhëna brengosëse për shoqërinë tonë për sa i përket përdorimit të drogës” , theksoi Prof. Dr. Qebir Avziu.
Ndërsa koordinatori i Qendrës për Zhvillim dhe Avancim të Jetës Publike, Borislav Pavlovski, theksoi se pjesë e programeve të shërbimit që ofron kjo qendër është edhe programi për personat të cilët konsumojnë drogë. Ai tha se deri më tani numri i personave të cilët janë paraqitur për të marrë shërbime në këtë qendër është jashtëzakonisht i lartë, rreth 493 persona konsumues të drogës, por nuk do të thotë që ky është numri real i tyre.
Fakultetet e lartpërmendura në vazhdimësi kanë organizuar aktivitete të kësaj natyre dhe përmes konferencave shkencore, tribunave të këtilla, kontribuojnë në luftimin, parandalimin e dukurive që e rrezikojnë shëndetin, mirëqenien dhe të ardhmen e të rinjve.

Zyra për Informim